Fundamenti

Haziri: Universiteti publik “Kadri Zeka”, më i miri në nivel të Republikës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, që i kushtohet dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për liri, ka pritur në takim pune rektorin e Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, i cili mban emrin e dëshmorit të rënë pikërisht në këtë datë në rrugën e rezistencës për lirinë e Kosovës, Kadri Zeka.

“Sot kam në takim pune rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, i cili ka qenë bashkëveprimtarë i Kadri Zekës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe i vargut të gjatë të veprimtarëve, që ideal të vetëm kishin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kemi folur për punën, angazhimin, zhvillimin dhe funksionalizimin e Universitetit. Është njëri nga universitetet më të mira publike në Republikën e Kosovës edhe pse i themeluar më së voni, por fatmirësisht është institucioni më funksional dhe është në shërbim të një numri shumë të madh të studentëve. Gëzimi ynë i madh është që këtë vit tashmë kemi vendimin për ndërtimin e kampusit të ri, që është vendimi më i mirë që kemi punuar jashtëzakonisht shumë së bashku me rektorin Kosumi dhe do të vazhdojmë të punojmë për një universitet të mirëfilltë”, ka thënë kryetari, Lutfi Haziri.

ARKATANA

Kurse nga ana e tij rektori Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetarin Haziri për gjithë angazhimin e bërë në instancat më të larta që nga presidenti e deri te deputetët dhe qeveria e Kosovës, në ngritjen e këtij universiteti, zhvillimin e tij, ecjen përpara dhe tashmë edhe punën e madhe që ka bërë për vendimin e fundit për ndërtimin e kompleksit universitar.

“Universiteti “Kadri Zeka”, është universiteti më funksional dhe më të mira në Kosovë, pozitë kjo e cila na bënë edhe më të vendosur që të vazhdojmë tutje me angazhime konkrete që institucioni ynë akademik, të jetë në funksion të të gjithë regjionit të Gjilanit por edhe të gjithë Kosovës dhe përtej kufijve të saj”, ka thënë mes tjerash rektori, Kosumi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.