GRANDEMALL

Haziri: Rezultati i zgjedhjeve është jo i prituri nga AAK- dega në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pritjet tona ishin të tjera, duke marr parasysh jo vetëm qasjen dhe angazhimin tonë, por edhe dështimin e lartë të Qeverisë në këtë katërvjeçar e posaçërisht në e për Gjilanin. Vërtet është për tu habitur se si është e mundur të vlerësohet me aq shumë vota i tërë ky dështim thotë Sokol Haziri për rajonipress.

Sipas, Sokol Hazirit nënkryetar i AAK-së në Gjilan asnjë projekt kapital i realizuar për Gjilanin, madje edhe nënçmime e përtesa për të folur për këto dështime nga zyrtarët qeveritar.

ARKATANA

“E të ndëshkohet opozita duke përfshirë edhe AAK, e cila kishte plan qeverisës me shumë projekte të realizueshme në të gjitha sferat e jetës. Vërtet mendoj se Gjilani është vet ndëshkuar me këtë qasje dhe kjo ka një kosto, që ne vet do e paguajmë. Kemi qen gjithmonë shembull për të tjerët për perceptimin dhe vlerësimin real të arritjeve dhe dështimin e konjukturave të pushtetit. Kësaj radhe nuk u arrit ky objektiv” tha Haziri.

“Natyrisht që ne kemi nevojë për një ristrukturim dhe konsolidim të të gjitha niveleve të organizimit tonë partiak. Kemi nevojë dhe detyrim për të marr përgjegjësi si degë për këtë rezultat. Është tepër me rëndësi që të hapim rrugë e mundësi për të rinjtë dhe të rejat. Koha kërkon energji të reja që së bashku me eksperiencën potenciale të lëvizim para” shtoi Sokol Haziri nënkryetar i AAK-Dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.