Pesë aktakuza të ngritura për rrezikim trafiku, keqtrajtim i kafshëve dhe vjedhje të shërbimeve

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”./rajonipress/