UBT

Haziri: Për sot vlen parimi që kryetari i degës është i vetmi kandidat për kryetar komune

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një përgjigje për rajonipress Lutfi Haziri ka shuar shpresat e kandidatëve brenda LDK-së për kryetar komune. Haziri tha se vazhdon të mbetet ai kandidat për kryetar komune. Ne duam të fitojmë luftën politike e jo betejat e vogla sepse është humbje kohe.

Në opinionin gjilanas ka një kohë qw flitet e përflitet se Arbër Ismajli do të jetë kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së në Gjilan.

Por i kontaktuar nga rajonipress Lutfi Haziri është treguar i prerë dhe i qartë se akoma vlen parimi që kryetari i degës është i vetmi kandidat për kryetar komune.

ARKATANA

“Për sot vlen parimi që kryetari i degës është i vetmi kandidat për kryetar komune. Deri atëherë kemi nevojë me punue për ndryshimin e madh në Kosovë dhe rikthimin e pritur të LDK-së. Ne duam të fitojmë luftën politike e jo betejat e vogla sepse është humbje kohe. Gjilani ka stagnuar dhe po ecën prapa sepse Qeveria e ka përjashtuar nga interesimi ndërsa komuna nuk ka kryetar por administrator” tha Haziri.

Haziri tutje ka sqaruar se LDK në Gjilan është në koordinim të plotë me kryesinë dhe kryetarin e LDK-së zotin Abdixhiku lidhur me përgatitjet e para për zgjedhjet e përgjithshme.
“Ne kemi finalizuar programin qeverisës “Rruga e re” dhe jemi në fazën e finalizimit të nominimeve për kandidaturat për deputet. Në këtë debat të brendshëm kemi arritur në katër propozime iniciale për dy kandidatura meshkuj dhe dy femra dhe do të vazhdohet me konsultime të brendshme për kandidatura të tjera. Po ashtu po koordinohemi edhe në nivel të degëve të Anamoravës ku unë jam koordinator. Po ashtu lista e komisionerëve është duke u finalizuar ndërsa Forumi i Rinisë po përgatit divizionin e vëzhguesve. Më 14 shtator pritet konventa “Gruaja në LDK”, me 21 shtator “Rinia për Gjilanin” dhe 28 shtator dega mbanë konventën “Gjilani i gjelbërtë 2030”ku përveç objektivave do të dalin edhe nominimet për kryetar” tha Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.