FIDANISHTJA

Haziri: Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë, të enjten miratojmë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro. jilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët, tha Lutfi Haziri.

Reagimi i plotë:

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të martën, ku ka adresuar adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025.

Duke qenë se LDK ka qenë dhe është gardiane e ligjshmërisë, në kuadër të kësaj, Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal ka organizuar sot dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2025, në përputhje me përgjigjen e datës 18 tetor nga ministri i MAPL-së ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit. Sipas ligjit, specifikohet decidivisht që Kuvendi Komunal duhet të organizojë dëgjime publike e jo ekzekutivi.

FITORJA

Kështu edhe ishim dakorduar në takimin e organizuar nga kryesuesi i Kuvendit, z. Kadriu me përfaqësuesit e partive politike, por që kreu i ekzekutivit u tërhoq dhe në mënyrë të njëanshme dhe joligjore seancë të Kuvendit, pa u harmonizuar me kryesuesin.

LDK vazhdon të besojë dhe të funksionojë vetëm duke respektuar ligjin e me racionalitet politik, dhe në këtë mënyrë, këshilltarët tanë dhe të partive tjera opozitare po e bëjnë punën në mënyrë që Gjilanit të mos mbetet pa buxhet.

LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro.

Gjilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët, tha kryetari z. Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.