Eko Higjiena

“Vatra”: Gjilani voton për Vetëvendosjen, pushteti i Vetëvendosjes tallet me Gjilanin!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani meriton më shumë se mashtrime dhe premtime boshe! Është koha të kërkojmë llogari dhe të mos lejojmë që pushteti të tallet me qytetarët tanë thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”!

Reagimi i plotë:
Autostradën e premtuan, por nuk e bënë!
Stadiumin e harruan!
Rrugën Gjilan – Ferizaj e asfaltojnë, pastaj asfalti shkatërrohet sërish!

Fundamenti

Kryetar, Alban Hyseni, ku je? Vish jelekun, vëre helmetën, merre ish-ish-ish deputetin e kapni kazmën – ndreqeni rrugën! Se shumë u lavdëruat për të!

Gjilani meriton më shumë se mashtrime dhe premtime boshe! Është koha të kërkojmë llogari dhe të mos lejojmë që pushteti të tallet me qytetarët tanë!