Fundamenti

Haziri: Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Konsultimet e brendshme i japin oksigjen politik krejt këtij angazhimi. LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi. E falënderoj kryesuesin e Kuvendit, z. Kushtrim Kadriu për ftesën dhe përpjekjen e tij për t’i shafitur dallimet sa i përket buxhetit të Gjilanit, përkundër që kati i parë ku është ekzekutivi, nuk është koordinuar dhe ka vepruar gjithmonë njëanshëm me shpërfillje, me lehtësi të padurueshme ndaj katit përdhesë, ku është Kuvendi i Komunës.

LDK, si partia më e madhe në Kuvendin Komunal, tash e tri vite e ka dëshmuar në vazhdimësi konstruktivitetin për të mirën e përgjithshme dhe i përgëzoj edhe partitë tjera opozitare për konstruktivitetin e treguar.

GRANDEMALL

LDK rikonfirmoi sot, për të satën here, se buxheti duhet të zbatohet sipas ligjit e në përputhje me udhëzimet e ministrit të MAPL, z. Elbert Krasniqi, i cili, në përgjigjen ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit, ua ka ‘vizatuar’ këtyre të fundit se si duhet të përgatitet e miratohet buxheti komunal.

Duhet të zbatohet ligji për buxhet, që nënkupton organizimin e dëgjimeve buxhetore, përfshirë e projektet e nisura e palët e interesuar për të kontribuar, ku Komiteti për Politikë e Financa dhe Kuvendi janë vendimmarrës në emër të qytetarëve.

Konsultimet e brendshme i japin oksigjen politik krejt këtij angazhimi. LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro.

Dashninë që ma kanë dhënë qytetarët në vazhdimësi, do t’ua kthejë me angazhim e përgjegjësi edhe më të madhe në punë, duke qenë gjithmonë, Luta Juaj!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.