Haziri: Ma keni ndreq javën, jo veç ditën, dashnia po e shpëton Gjilanin

Gjilan – Falënderim deri në përulje për pritjen e ngrohtë të kompanisë Cal Center Clear Line, me pronar Musah Sahitin e drejtor menaxhues, Fitim Bajramin, e cila e ka nisur furishëm operimin në Gjilan ka shkruar Lutfi Haziri.
Postimi i plotë:
Njëri nga gjashtë bizneset që operojnë në Kosovë, erdhi nga Gjermania dhe punësoi qindra punëtorë. Përgëzime.
Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi që përkrahjen maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm.
Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt!