Fundamenti

Haziri: LDK bizneset i sheh partnerë në zhvillim të qytetit, ku do të zbatohet modeli i partneritetit publik-privat dhe i koncesionit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jam i lumtur që e kam prezantuar programin “Rruga e Re për Gjilanin”. Në projektet kapitale, nga 5 miliardë investime në nivel të Republikës, tashmë 389 milionë janë mjete të programuara e të zotuara vetëm për Gjilanin, si qendra më e madhe e Anamoravës ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Takim i përzemërt me bizneset, të cilët krijojnë vende pune, prodhim, ndërtim e që ofrojnë shërbime për qytetarët, është sektori që Gjilanit i ka dhënë brend.

Shumica e këtyre prodhuesve, deri në 90 për qind të prodhimit të tyre arrijnë ta eksporojnë në Europë. Madje, një pjesë e tyre, në Gjilan prodhojnë dhe 100 për qind e eksportojnë jashtë vendit.

Jam i lumtur që e kam prezantuar programin “Rruga e Re për Gjilanin”. Në projektet kapitale, nga 5 miliardë investime në nivel të Republikës, tashmë 389 milionë janë mjete të programuara e të zotuara vetëm për Gjilanin, si qendra më e madhe e Anamoravës, si vijon:
Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
Stadiumi i Qytetit, projekt i ri që pranohet nga të dy klubet e qytetit
Unaza e re prej 34 kilometrash, e cila lidhet me autostradën dhe rrugët rajonale
Impianti për trajtimin e ujërave të zeza
Kolektorët e ujërave të zeza gjatësi prej 20.6 kilometra
Programi Floës për ujërat e bardha në vlerë prej 26 milionë euro
Dy parqe të reja me 17 hektarë tokë
Rizhvillimi i qendrës së qytetit në 6 hektarë në zonën e parë
Qendra e re universitare “Kadri Zeka” dhe kampusi për ta
Kazerma e re e FSK-së dhe qendra e re për ushtarët e oficerët
Përfundimi i shtratit të lumit “Mirusha” deri në qarkore në veri dhe afër Uglarit në jug
Faza e dytë e Tregut të Gjelbër, e cila do të integrohet me komuntetin
Qendra e re e zejtarëve duke përshirë përpunuesit e arit dhe argjendit
Rrugët rajonale 5 sosh të cilat lidhen me autostradën
Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, pakoja fiskale 2.0 do të jetë me efekte më të mëdha. Deri në vitin 2019, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur t’i mobilizojë të gjitha këto projekte, dhe po shihet se vetëm LDK mund t’i realizojë.

LDK bizneset i sheh partnerë në zhvillim të qytetit, ku do të zbatohet modeli i partneritetit publik-privat dhe i koncesionit, për ta ndërtuar bashkë Gjilanin e Anamoravën.

Mobi Casa

Po ashtu, Gjilani e ruan partneritetin social edhe me sindikata, por në qendër është sektori privat.
Në këtë takim, ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata, si dhe për të ndarë vizionin dhe programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik të Gjilanit.

Programi i LDK-së për Gjilanin, i hartuar nga një grup prej 15 ekspertëve më të mirë “Gj15”, synon të krijojë një ambient më të favorshëm për bizneset përmes lehtësirave fiskale, eliminimit të barrierave burokratike dhe mbështetjes për sipërmarrësit lokalë.

Besojmë fuqishëm se sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe se Gjilani ka potencial të madh për të krijuar një klimë biznesi më konkurruese.

Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të vazhdojmë angazhimin tonë për një qeverisje që mbështet bizneset dhe fuqizon ekonominë vendore.

Bashkë për një Gjilan me më shumë zhvillim, mundësi dhe mirëqenie për të gjithë.
Ju falënderoj deri në përulje. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

LDK124

LumirAbdixhiku1

LutfiHaziri4

LirijeKajtazi18

ValentinaBunjakuRexhepi21

AvdylAliu67

BardhylSyla68

BesimGuda70

BëhuNdryshimi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.