UBT

Haziri i kënaqur me dinamikën e punimeve te Çarshia e Gilanit, në javën e ardhshme nis vendosja e pllakave të para

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike, Naser Korça, ka vizituar punimet tek Çarshia e Gilanit, pjesa që çon deri tek rruga qarkore.

Ai është ndarë i kënaqur me dinamikën e punimeve, derisa ka paralajmëruar se nga java a ardhshme nis vendosja e pllakave të para aty.

“Jo vetëm që po zgjidhet problemi më i madh, por po përkthehet në mundësi edhe të largimit të veturave nga përdorimi sepse qarkullimi do të jetë vetëm për këmbësorë, ku edhe stimulohet ecja dhe ekonomia e vogël familjare”, ka thënë Haziri, pas vizitës atje.

FIDANISHTJA

Me të përfunduar ky projekt, Haziri ka bërë të ditur se do të fillohet me programin e kolektorëve të ujërave të zeza me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili përfundon me impiantin në fshatin Uglar.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, bëri të ditur se vlera e këtij projekti është afro 1 milion euro, derisa ka shtuar se deri në fund të vitit do të përfundojë pjesa e Çarshisë nga furra “Aroma” e deri te lagja e Balecit.

Projekti i Çarshisë së Gilanit përfundon deri tek Rruga Qarkore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.