FIDANISHTJA

Haziri: Gjilanasit janë shembull për kryerjen e obligimeve për Tatimin në Pronë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka nisur sot shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë përmes Postës së Kosovës për vitin 2018.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët që gjithmonë i përgjigjen pozitivisht obligimeve për tatimin në pronë, duke apeluar që këtë ta bëjnë edhe tani.

“Qytetarët e Gjilanit janë shembulli më i mirë sa i përket kryerjes së obligimeve ndaj tatimit në pronë. Unë apeloj që këtë ta bëjnë edhe tani kur tashmë ka nisur shpërndarja e faturave. Shuma e mbledhur nga tatimi në pronë do t’u kthehet qytetarëve me investime në infrastrukturë, në qytet e fshatra”, ka thënë kryetari Haziri.

Eco Higjiena

Komuna njofton se nëse ndodh që tatimpaguesi të mos e pranojë faturën, lutet që të lajmërohet në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, përkatësisht në sportelet e Tatimit në Pronë të cilat gjenden në lokalet e Administratës së Përgjithshme.

Ndërkaq, të gjithë tatimpaguesit, por edhe ata të cilët jetojnë jashtë Kosovës, e kanë mundësinë që faturën ta marrin dhe ta shkarkojnë edhe përmes faqes së internetit në adresën www.tatimineprone-rks.org dhe mund të paguajnë edhe përmes e-banking./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.