Hidromorava

Mjeku i njohur Besnik Elezi, me fjalë të mëdha për ish profesorin e tij dhe tash presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Doktor, Besnik Elezi është njëri nga mjekët më të spikatur dhe më të aftë të gjeneratës së tij në fushën e gastroenterologjisë. Është i dashur, i njohur dhe i afërt me pacientët nga të gjitha trojet shqiptare, profesionist i rrallë që punën e tij e bazon në dije, shkencë dhe hulumtime të reja. Edhe urimi i tij për presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj të cilin ai e ka pasur ish profesor, tregon atë ndjenjën e njeriut fisnik dhe të përkushtuar edhe jashtë profesionit. Elezi e ka quar në piedestal Bajram Begajn, duke e quajtur një profesionist të përkushtuar që diti ta ngrisë lart mjekësinë shqiptare, një mësues shembullor gjithashtu.

Postimi i plotë i dr. Besnik Elezit:

Një ndjenjë lumturie e krenarie, në të njëjtën kohë kur marr pjesë dhe shoh të nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa”, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Edhe atë pikërisht nga Universiteti i Qytetit tim.

Ma lau në këtë mënyrë, Universiteti i qytetit ku jetoj e punoj sot, një borxh të vjetër që i kisha Presidentit të Shqipërisë. Atë nga koha kur isha student mjekësie në Shqipëri e Zotëri Begaj, një nga profesorët e mi të gastrohepatologjisë.

Mobi Casa

S’i harroj dot, ato ligjërata, ato ndeja të pafund në Spitalin ushtarak të Tiranës e pastaj më vonë gjithë ato këmbimet në shkencë, meqë vendosa të ndajë me të, të njëjtin zanat mjekësisë, atë të barkut.

Një profesionist i përkushtuar që diti ta ngrisë lart mjekësinë shqiptare, një mësues shembullor gjithashtu.

Faleminderit për të gjitha Zoti President, faleminderit për Gjilanin dhe Kosovën.

E urime edhe njëherë./rajonipress/