FITORJA

Haziri dhe ish kryeministri Isa Mustafa, kane bërë homazhe para shtatores së Idriz Seferit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur sot në Gjilan ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin fillimisht kanë bërë nderime te shtatorja e Idriz Seferit dhe njëkohësisht kanë mbajtur takim pune për mundësinë e mbështetjes së Gjilanit dhe Komunave të këtij regjioni edhe përmes iniciativave dhe zërit qytetarë nga deputetët në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Kryetari Haziri pas homazheve te shtatorja e heroit të Kombit Idriz Seferi, ka thënë se sa herë që bëhen homazhe pranë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është një freski e kujtimit për veprën e tyre sublime deri në sakrificën e jetës që ata kanë dhënë për lirinë e vendit dhe për gjeneratat e reja në përgjithësi brez pas brezi.

UBT

Ndërsa, në fjalën e tij ish-kryeministri Mustafa, ka thënë se gjithmonë është pak ajo qka bëjmë ne, kur dihen rrethanat në të cilat kanë vepruar heronjtë dhe dëshmorët e kombit në përgjithësi.

“Vepra e Idriz Seferit dhe vendosmëria e tij për t`i bërë bashkë të gjitha trojet shqiptare ishte angazhimi konkret i tij dhe i shumë luftëtarëve të tij. Ishte ai ideal që vazhdoi edhe për shumë vite dhe nëpër shumë vuajtje e sakrifica, në shumë kryengritje e shumë protesta, deri te lufta e fundit për liri. Gjithashtu në takimin me kryetarin Haziri, e kemi siguruar që Grupi i Deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës njëzëri do të jenë në mbështetje të zhvillimit të vendit dhe ofrimin e alternativave më të mira për zhvillim duke përfshirë kështu edhe angazhimin konkret për Regjionin e Gjilanit”, ka thënë mes tjerash Isa Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.