ARKATANA

Alban, çka e ke për ngutë punën e buxhetit? A mos po ju duhen paratë për t’i punësuar balldëskat?

/ 2 minuta lexim
ZN

Gjilan – Alban Hyseni e paska quajtur Lëvizjen Vatra patericë, kur në fakt ai vet është bërë si një “Plaku Mere” me patericë. Është bërë tamam porsi një plak gërnjar i padurueshëm që veç mallkon e akuzon, ankohet e kukatë si qyqe thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.

Uji Dea

Ai bashkë me pak bashkëpunëtor” të tij qenka munduar t’i hedh hi syve të opinionit publik për paratë që ai s’ka ditur si ti menaxhojë dhe që i kanë mbetur suficit.
Çfarë faji kemi ne që atij i mbetën paratë e pashpenzuara.
Çfarë faji kemi ne që ai dhe asnjë nga ekipi i tij nuk dinë të bëjnë projekte?
Jo, paaftësinë dhe gabimet e tij nuk mund t’i mbulojë kuvendi dhe opozita.
Ai si kryetari i akraballëkut duhet të jap dorëheqje një orë e më parë dhe ta shpëtojë (çka mund të shpëtohet) Komunën e Gjilanit.
Ngase, ai doli të jetë një eksperiment politik i dështuar deri në detaje. Ai është shembulli më i mirë i një kryetari të keq, shembulli i një djali të ri me performancën e një plaku të rrjedhur. Ai do të merret si shembull se si një kryetar nuk duhet të jetë.
Zyra për Informim