ARKATANA

Haziri çmon lartë punën e policisë në Gjilan në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është prezantuar sot raporti vjetor i trafikut rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Lutfi Haziri, komandantja e Policisë Rajonale, Elmina Mahmuti, komandanti i Stacionit Policor, Alban Ramushi dhe përfaqësues nga shtabi qendror në Prishtinë.

Kryetari Lutfi Haziri, ka çmuar lartë punën e policisë në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe në edukimin e tyre me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

“Me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe që qytetarët ta kenë më të sigurtë lëvizjen, Komuna është në proces të vendosjes së ndriçimit publik në rrugën Gjilan-Livoçi Ulët-Kllokot, sikurse edhe ajo nga tuneli deri në Bresalc, meqë do të ndërtohen sipas standardeve europiane. Po ashtu, planifikojmë vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet në bashkëpunim me policinë dhe kjo e lehtëson shumë punën tonë dhe të policisë së shtetit”, ka thënë Haziri.

Hidromorava

Komandantja rajonale e policisë në Gjilan, Elmina Mahmuti, pasi ka përgëzuar punën e Trafikut Rajonal të Policisë, ka falënderuar edhe kreun e Gjilanit për bashkëpunimin permanent, gjithnjë në të mirë të sigurisë së qytetarëve.

Në diskutimet e sotme u elaborua plani vjetor, ku u dhanë informacione rreth gjendjes sa i përket trafikut rajonal, për parandalimin ose zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet, me dëme e me lëndime, ku fatkeqësisht në vitin 2017 ka pasur në rritje krahasuar me vitin 2016./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.