Haradinaj: Gjilani u harrua nga Qeveria Kurti për tërë këto vite radhazi

Gjilan – Projektet kapitale që i nisëm ne ndaluan, ndërsa rinia po merr rrugën e mërgimit për shkak të mungesës së perspektivës. Autostrada e Gjilanit e mbetur shkret që nga 2020, është dëshmia më e qartë e dështimit dhe paaftësisë së një qeverie që s’di të bëjë asgjë përveç propagandës ka thënë Ramush Haradinja të mërkurën në Gjilan.
Postimi i plotë:
Programi ynë është konkret dhe transformues: Anëtarësimi direkt në NATO për siguri dhe zhvillim ekonomik, rritje të pagës mesatare në 1000€, pensione 500€, mbrojtje të prodhimit vendor, subvencione për eksportuesit, përkrahje secilën familje me “Pakonë për Mirëqenien e Familjes”.
Do të investojmë në rregullimin e lumenjve, në impiantet për ujëra të zeza, në infrastrukturën moderne që Gjilani e meriton.
Gjatë qeverisjes sonë, 170 milionë euro investime kapitale transformuan këtë qytet, që sot ka mbetur pa asnjë kujdes qeveritar. Me ekipin tonë të fuqishëm – Ahmet Isufin, Nazim Gagicën, Zarife Asllanin dhe Kushtrim Xhemailin – jemi gati të rikthejmë madhështinë e Gjilanit dhe tërë Kosovës.
Është koha për veprim e ndryshim. Është koha për Kosovën Fituese./rajonipress/