Maliqi: Gjilanit i duhet një frymë e re qeverisje, me qasje zhvillimore dhe praktike
Gjilan – Gjilani një qytet i cili gjithmonë i printe zhvillimit dhe ndryshimit që nga viti 2021, gjithnjë e më shumë po i prinë stagnimit e mos zhvillimit thotë asambleisti i LDK-së Latif Maliqi.
Maliqi mendon se edhe pse viti 2022 dhe 23 shkoi pa u vërejtur asgjë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit dhe zhvillimit infrastrukturor të tij.
“Kur të gjithë menduam se asnjë projekt deri në fund të kësaj qeverisje në Gjilan nuk do të ketë dhe do të jetë mandat i dështuar. Kryetari i Gjilanit në janarin e këtij viti na befasoj me programin e tij 7 javë 7 projekte, ku edhe pse ishin si fillim në 3D, besuam dhe menduam që ndoshta viti 2024 dhe 2025 do të jenë vitet e zhvillimit të madh për qytetin. Kur e kemi parasysh që edhe në nivelin qendror qeverisë VV dhe për vitin 2024 qeveria qendrore për komunën e Gjilanit kishte ndarë mjete prej 6.5 milionë më së shumti në nivel vendi. Por siç duket edhe këto mjete të ndara ishin 3D sikurse projekti i kryetarit 7 javë 7 projekte” tha Maliqi për rajonipress.
Sipas tij nga këto 7 projekte shuma e përgjithshme për tu investuar ishte paraparë mbi 44.6 milionë euro, por deri më tani nga kjo qeverise lokale janë shpenzuar më pak se 2.69% apo nën 1 milionë.
“I vetmi projekt që është filluar dhe punuar diçka është KultQendra në lagjen Dardani, edhe pse ky projekt nuk është me planin urbanistik dhe zhvillimor, të paktën diçka është bërë, por pa plan. Ne sot kemi ardhur në një gjendje që as me komunat fqinje nuk po mundemi të krahasohemi e mos të flasim për komuna me numër të njëjtë apo më shumë të banorëve, si psh Ferizaji, i cili deri në vitin 2004 ishte nën zonën e Gjilanit. Gjilanit i duhet një frymë e re qeverisje, me qasje zhvillimore dhe praktike. Në këtë qytet sot asnjë nga resoret e kryetarit të komunës nuk kanë mundur të tejkaloj vetën dhe as njëri nga ta nuk po e bënë diferencën, për t`i dhënë frymë qytetit. Edhe pse duket që kryetari secilit drejtor i ka dhënë mundësin për të bërë më të mirën për qytetin, por deri tani pa rezultate” tha Maliqi./rajonipress/