FITORJA

Haliti mbajti debatin e dytë publik me qytetarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot debatin e dytë publik me qytetarë. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata për punën e tij njëvjeçare por edhe të drejtorive komunale si dhe për planet e qeverisjes lokale në Viti, për vitin në vijim.

Haliti, ka shpalosur punët, projektet që janë kryer si dhe planet për vitin e ardhshëm. Në këtë takim Haliti ka folur edhe për përkushtimin e qeverisjes lokale në përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së qytetarit, duke përmendur edhe parimet kryesore.

“Duke u bazuar në parimin e llogaridhënies dhe transparencës si shtylla bazë të kodit etik të funksionarëve lokal, para jush do e prezantoj raportin e punës tonë njëvjeçare për vitin 2022. Ajo që kisha primare që në fillim të marrjes së mandatit të parë, ishte ti përgjigjem zërit të kërkesave tuaja e që për neve ishin edhe udhërrëfyes për projektet e përbashkëta programore, ku realizimi i tyre i suksesshëm nuk ka munguar, as në vitin të cilin po raportojmë”, u shpreh Haliti.

Uji Dea

Ai tha se edhe pse ky vit ishte vit me plot sfida, ky vit mund të konsiderohet i suksesshëm për arsye të ndryshme.
“Puna njëvjeçare e komunës, mund të konsiderohet e suksesshme dhe dëshmi e këtij suksesi është komunikimi i vazhdueshëm dhe i shkëlqyer mes sektorëve të administratës komunale, bashkëpunimi i ngushtë me qytetarë dhe grupe të ndryshme të interesit. Respektimi i dallimeve kulturore, etnike, fetare, politike, e tjerë, gjithashtu përbën bazën e suksesit dhe mbarëvajtjes së punës në këshillin komunal. Sukses tjetër është edhe koordinimi i rregullt i mbajtur me grupet e këshilltarëve, komunikimi i vazhdueshëm me institucionet shkollore, organizatat vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë” u shpreh Haliti.

Më pas Haliti ka prezantuar edhe aktivitetet e drejtorive komunale dhe të sektorëve të ndryshëm të komunës.

Ndërkaq, pjesa e dytë e këtij takimi ishte e hapur për qytetarët për të parashtruar pyetje, për çështje të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.