Në Viti u zhvillua Karvani shëndetësorë “përSHËNDETje”
Viti – AQH me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) të implementuar nga KOPF, dhe profesionistët shëndetësor nga QKMF – VITI, kanë zhvilluar sot karvanin shëndetësorë “përSHËNDETje”.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh se në rend të parë është shëndeti publik dhe jeta e qytetarit dhe, informata të tilla për mbrojtjen e shëndetit janë të domosdoshme për secilin prej nesh.
Në këtë aktivitet, qytetarëve vitias iu ofruan informata mjaft të rëndësishme mbi shëndetin, duke përfshirë; aktivitetin fizik, duhanin, alkoolin, mbipeshën dhe ushqyeshmërinë.
Përndryshe kjo fushatë po zbatohet nga KOPF (Kosova Population Foundation).