Haliti në Itali, takohet me kryetarin e Leccos Giovanni Bruno Bussola
Viti – Sot u prita nga kryetari i komunës së Ballabios, Giovanni Bruno Bussola në qarkun e Leccos në Itali ka shkruar Sokol Haliti.
Sot, pata mundësinë e veçantë të takoja kryetarin e komunës së Ballabios, një qytet i bukur dhe historik i vendosur në qarkun e Leccos në Italinë veriore.
Gjatë takimit, u ndjeva i inkurajuar nga angazhimi i kryetarit dhe administratës së Ballabios për të krijuar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet komunitetit italian dhe mërgatës sonë Vitiase dhe për të thelluar respektin dhe mirëkuptimin mes kulturave tona./rajonipress/