Hidromorava

Haliti ka nënshkruar kontratat për shfrytëzimin e pronës komunale në Zonën Ekonomike të Budrikës së Epërme me bizneset përfituese

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Të enjten është mbajtur ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kontratave ndërmjet Komunës së Vitisë dhe 35 përfaqësuesve të bizneseve përfitues të shfrytëzimit të pronës komunale në Zonën Ekonomike në Budrikë të Epërme.

Nënshkrimin e kontratave e bëri Sokol Haliti me secilin përfaqësues të bizneseve përfituese kurse i pranishëm në këtë ishin edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, znj. Milihate Ajeti.

Haliti vlerësoi rëndësinë e kësaj zone ekonomike për zhvillimin e komunës së Vitisë dhe zonës së lindjes dhe uroi afaristët për zgjedhjen e tyre, duke shprehur besim në seriozitetin e tyre.

GRANDEMALL

Ai gjithashtu theksoi se ai dhe qeverisjes lokale do të vazhdojnë të mbështesin ata me qëllimin më të mirë të zhvillimin ekonomik të komunës.

Haliti gjithashtu njoftoi se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për zgjerimin e Zonës Ekonomike dhe rritjen e saj për investime të mëtejshme.

Përndryshe Zona Ekonomike në Budrikë të Epërme të Vitisë ka një sipërfaqe prej 15.5 hektarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.