Haliti takon student të profileve të ndryshme, u premton ndihmë e avancime në karrierën e tyre profesionale
Viti – Një aspekt i rëndësishëm që u diskutua gjatë këtij takimi ishte nevoja për mbështetje më të madhe ndaj studentëve nga komuna jonë, duke u siguruar që ata të kenë mundësi të barabarta për arsim dhe zhvillim ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Sonte takova studentët nga Komuna e Vitisë, të cilët ishin të profileve të ndryshme.
Studentët e pranishëm ishin të regjistruar në universitete dhe institucione të ndryshme të arsimit të lartë, dhe secili prej tyre mbante një profil të veçantë. Disa ishin të orientuar në fushat e shkencave natyrore, si në inxhinieri dhe teknologji, të tjerë ishin të angazhuar në degë të shkencave shoqërore, si historia, sociologjia dhe psikologjia. Po ashtu, kishte edhe studentë që kishin zgjedhur degë më praktike si ekonomia, menaxhimi dhe shëndetësia.
Një aspekt i rëndësishëm që u diskutua gjatë këtij takimi ishte nevoja për mbështetje më të madhe ndaj studentëve nga komuna jonë, duke u siguruar që ata të kenë mundësi të barabarta për arsim dhe zhvillim. Ata shpesh përballen me vështirësi financiare, si dhe me mungesë mundësish për aktivitete profesionale, që mund t’i ndihmojnë të avancojnë në karrierën e tyre.
Ndryshimi po vjen.
Bëhu Ndryshimi.