ARKATANA

Hadërgjonaj kërkon fitore ndaj Rumanisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kosova vazhdoi stërvitjet për ndeshjen ndaj Rumanisë edhe gjatë ditës së sotme, mirëpo me një lokacion të ri.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas kanë stërvitur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet krahas dy ditëve të kaluara, që stërvitjet i kryenin në kampin nacional në Hajvali, shkruan “Gazeta Express”.

Pas stërvitjes, anësori i kombëtares, Florent Hadërgjonaj tha se shpresojnë në tri pikë, duke e përmendur edhe rastin që kishte ndodhur në Rumani në ndeshjen e fundit.

“Nuk kemi kaluar qysh duhet, kanë ndodhur disa gjëra që nuk duhet të ndodhur, është motivim që t’i marrim tri pikë”, tha mbrojtësi i djathtë sot pas stërvitjes.

FITORJA

Arena dardane do të jetë e stërmbushur të premten teksa futbollisti i kombëtares pret mbështetje të madhe nga tifozeria “Dardanët”.

“Kjo është diçka që na jep zemër të gjithëve, kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’, shpresojmë të na motivojnë si gjithmonë që kanë qenë pas neve dhe kryesorja është ne të bëjmë lojë në fushë”, u shpreh tutje Hadërgjonaj.

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë do të luhet të premten me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.