“Gurët e vdekjes” rrezikojnë vozitësit në rrugën Pogragjë – Stublinë

Gjilan – Gurët e shembur në çdo kthesë apo skaj të rrugës janë kthyer në trishtim për vozitësit në rrugën Pogragjë – Dobrosin – Stublinë. Banorët e brezit kufitar ankohen se asnjë kompani apo institucion nuk përkujdeset për këtë rrugë edhe pse kostoja e saj ishte mbi 1.2 milion euro.
Edhe pse ka kushtuar mbi 1 milion e 200 mijëeuro, rruga Pogragjë – Stublinë është jashtëzakonisht e papërshtatshme për vozitje dhe krejt kjo pasiqë në kthesat e rrugës dhe në tërë rrugën, ka gurë dhe shembje dheu.
Banorët e brezit kufitar që frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë thonë se shpesh këta gurë quhen edhe si “Gurët e vdekjes” sepse për të shmangur gurët vozitësit rrezikojnë edhe jetën.
Reshati një banor nga Dobrosini thotë se është e pakuptueshme që rruga nuk mirëmbahet as Ministria e Transporteve e as nga Komuna. Kjo rrugë është e frekuentuar dhe duhet një përkujdesje e domosdoshme shton ai.
Banorët e Stublinës ndërkaq thonë se shpesh marrin aksione vullnetare për ta pastruar rrugën nga gurët, meqë askush nuk kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës./rajonipress/