Fshati Lladovë në hall nga uji në rrugën kryesore, ankohen banorët se komuna nuk po e zgjidh defektin
Gjilan – Kur bije shi e borë ose kur shkrihet ajo në fshatin Lladovë në udhëkryqin e saj në rrugën kryesore që shkon për Zhegër, aty ku ndalet autobusi te udhëkryqi Zhegër – Llashticë – Nasal e Gjilan gjendja duket e rënduar, për shkak të vërshimit të uji. Banorët e fajësojnë komunën e cila nuk po ka vullnet ta evitoj këtë defekt.
Qytetari Bedri Ajeti i cili edhe i ka dërguar fotot thotë se kjo gjendje shkaktohet sa here që bije shi e borë.
“Kemi bërë disa herë kërkesë në komunë dhe kemi kërkuar një ujëmbledhës, por nuk ka reaguar asnjëherë dhe nuk po tregohet e gatshme që ta zgjidh këtë defekt” tha Ajeti i cili edhe kësaj here i bënë thirrje shërbimeve publike, që të dalin në vendin e ngjarjes dhe ta shohin vetë kwtë gjendje mjeruese tha Ajeti./rajonipress/