Gratë Aktive të Gjilanit protestojnë më 6 shtator

Gjilan – Të enjtën është mbajtur takimi i grave aktive të Komunës së Gjilanit përfshirë, grupi i grave në politikë, OJQ-të, ZBGJ, ZDF, kryetarja e KVRL, Gratë në biznes, me qëllim të koordinimit për organizimin e protestës si shenjë revolte për dhunën e ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve me theks të veçantë rastet e fundit që përfunduan me fatalitet. Protesta do të mbahet më 6 shtator ora 12.02 në Gjilan. Marshi i protestuesve niset nga platoja e Teatrit për të vazhduar drejtë Gjykatës Themelore me moton Boll Mo. Kjo protestë ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat që shkaktohen nga dhuna në familje dhe për ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin strikt të ligjeve të aplikueshme në vend.
Si gra aktive jemi të shqetësuara sepse edhe një tjetër jetë e marrë dhunshëm, një nënë, një bijë, një kolege, një femër bie pre e dhunës në familje, andaj kontribuo edhe t`i dhe bëhu pjesë e këtij marshi.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkëngjiten në këtë proteste.
Me respekt, Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit!