ARKATANA

Nevzati: Dorëheqja e kryetarit të komunës është e vetmja rrugë për të shkuar në zgjedhje komunale dhe për të dal nga kjo gjendje e jashtëzakonshme buxhetore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari falimentues i Gjilanit sot ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për miratimin e buxhetit 2025 dhe bartjen e mjeteve buxhetore 2023, ndërsa muajin e kaluar ai i ka kërkuar Ministrisë së Pushtetit Lokal shpërbërjen e Kuvendit Komunal me arsyetimin se është jofunksional. Andaj kryetari komunës nuk ka çka e pret kuorumin për mbajtjen e seancave të Kuvendit Komunal, por të përgatitet për zgjedhje të parakohshme komunale ka shkruar Bujar Nevzati nga PDK-ja.

Reagimi i plotë:

Ky kryetar komune është çoroditur dhe është në krizë të thellë. Po harron çka ka deklaruar, çka ka kërkuar dhe si ka vepruar. Nëse ka kërkuar zgjedhje për Kuvendin Komunal, duhet të veprojë tutje, të jap dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje komunale bashkë me ato nacionale.

Nuk ka rrugëdalje tjetër nga kjo situatë, sepse bllokimin dhe dështimin e të gjitha projekteve kapitale e ka bërë vetëm paaftësia qeverisëse e këtij kryetari të komunës, i cili Gjilanit po ia humbë 58 milion euro buxhet për këto dy vite.

Uji Dea

Buxheti i autostradës, buxheti i stadiumit, i qarkores së re, i sheshit të qytetit, i parkingjeve nëntokësore, i dy palestrave sportive, i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe i dhjetëra projekteve tjera kapitale, të cilat për dy vite as nuk kanë filluar, ndërsa 58 milion euro buxhet po i humbë qyteti i Gjilanit.

Andaj, PDK nuk ka votë për miratimin e buxhetit komunal përderisa mbizotëron gjendja e jashtëzakonshme buxhetore, e shkaktuar nga paaftësia, keqpërdorimet dhe arroganca e kryetarit të Gjilanit.

Gjilanin nuk mund ta nxjerrë nga fundosja ai i cili e ka zhytur thellë, por mund të kontribuojë duke e pranuar dështimin e tij dhe të jep dorëheqje të menjëhershme./rajonipress/