Grabitet Banka “Finca” në Kamenicë, arrestohen të dyshuarit

Gjilan – Të premten rreth orës 15:10, Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë nga punëtori i Filiales se bankës “FINCA” në Kamenicë se një person nën kanosje të armës ka grabitur bankën e tyre. Zyrtarët policor nga njësiti i hetimeve në Kamenicë i janë përgjigjur rastit duke reaguar me urgjencë, kanë vrapuar pas të dyshuarit, pasi që i njëjti ka ikur këmbë në drejtim të një mali pran qytetit të Kamenicës.
Në momentin kur është takuar i dyshimti është thirr të ndalet, ai është kthyer me armë të drejtuar në drejtim të zyrtarëve policor, zyrtarët kanë arritur që ta vënë nën kontroll dhe ta arrestojnë edhe përkundër rezistencës nga ana e të dyshimtit.
Pas hetimeve të para është mësuar se në rastin e grabitjes ka qen edhe një tjetër i dyshuari A.L. (1988), i cili po ashtu është arrestuar nga zyrtaret Policor të Kamenicës në fshatin Petroc.
Nga personi i dyshuar B.A. (1994) është konfiskuar një armë Revole ngjyrë e zezë ZORAKI M 906 –B, një karikator, me (7 ) shtat copë fishekë të kalibrit 7,65, një kapelë e zezë formë maske me dy vrima, një telefon Samsung si dhe të holla 670 Euro (Baknota) që besohet të jenë grabitur sot në bankën “Finca”, filiala në Kamenicë.
Është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë kurse me rastin i cilësuar “Grabitje” vazhdon të hetohet nga hetues rajonal të Gjilanit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/