Mobi Casa

Gjysma e Gjilanit në terr, KOST nuk ndërmerr masa, mërgimtarët tmerrohen me gjendjen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjysma e Gjilanit ka disa orë që ndodhet në terr të plotë për shkak të një defekti në trafostacionin tek aeroporti bujqësor ku për pasojë shumë fshatra e gjysma e Gjilanit nuk kanë energji elektrike. Burime të KEDS-it thonë se përgjegjës për këtë gjendje nuk është KEDS-i, por është KOST që menaxhohet nga Qeveria e Kosovës.

Gjendje si në kohë lufte po duket qyteti i Gjilanit, tash e disa orë në mungesë të energjisë elektrike. Për shkak të një defekti në trafostacionin kryesor, që furnizohet nga KOST gjilanasit po terrorizohen tash e disa orë.

Burimet brenda KEDS thanë për rajonipress se kjo prishje duhet të riparohet nga KOST, por të cilët ende nuk kanë arritur në Gjilan. Parashikohet dikund ora 12.00 i natës së sontme eventualisht nesër të eliminohet ky defekt.

Të njëjtat burime thanë se KEDS është i gatshëm ta ndihmojë KOST-in të cilët ditëve të fundit po shesin rrymë në Serbi e Shqipëri.

Ky terr i pakëndshëm po e terrorizon diasporën, e cila ditëve të fundit me të madhe ka zbarkuar në Gjilan.

Uji Dea

Islami një mërgimtar nga Zvicra tha se ka ardhur sot në mëngjes në Gjilan, ndërsa do të kthehet nesër në mëngjes për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

“Turp për këtë Qeveri edhe pse e kam votuar me dorën time. Hera e dytë që më ndodhë kjo situatë” tha Islami.

Meritoni një mërgimtar nga Gjermania tha se ka fjetur në një motel në Gjilan, për shkak të mungesës së rrymës.

“Veç në kohë lufte e kam përjetuar këtë situatë. Albin Kurti s`ka nevojë me u frikësue nga Serbia sepse ai po na shpallë luftë të hapur neve diasporës” tha Meritoni./rajonipres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.