Rruga “Hamdi Kurteshi” po përcillet me defekte të shumta, reagon asambleisti Latif Maliqi

Gjilan – Projekti i zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” ishte një projekt i qëlluar, por është duke u realizuar me një ritëm shumë të ngadalshëm dhe me plotë parregullsi si: Mos përfshirja e BERZHIT, që në të njëjtën kohë të kryhet edhe traseja e kanalizimit për IMPIANTIN – Jo në përputhje me PZHK-në ka shkruar Latif Maliqi asambleist i LDK-së.
Reagimi i plotë:
Zvarritja e punimeve tash ka filluar të shkaktoj probleme edhe tek qytetarët dhe tek bizneset të cilat operojnë në këto pjesë e fshatra dhe që e kanë rrugën e bllokuar, kuptohet që në atë segment ku zhvillohen punimet duhet edhe të ndalohet qarkullimi, me qëllimin ma të mirë që të kryhen punimet pa pengesa, por a duhet të paralajmërohet që është e bllokuar dhe se është e domosdoshme devijimi.
Shikojeni foton numër 1. Përpos kthimit të detyruar nuk të tregon asgjë tjetër se ku duhet të kthehesh për të ardhur tek fshatrat Malishevë, Uglarë apo Pogragjë.
Kurse në foton 2 nuk e kanë pa të arsyeshme që të vendosin një tabelë sinjalizuse për të ditur se këtu është rruga për këto fshatra e që për shkak të punimeve kemi qen të detyruar të bëjmë këtë devijim.
Në çoftë se ne banorët e dimë këtë rrugë e re mbrapa Kazermës së FSK-ës dhe po ashtu në anën tjetër nga Arbëria, nuk do të thotë që e dinë të gjithë mysafirët e komunave tjera që na frekuentojnë, po ashtu është një shqetësim edhe për bizneset që porositin furnizim nga komunat tjera dhe që ju kthehen mbrapa për shkak të mos sinjalizimit të duhur.
Një projekt me miliona euro investime e të kursehen disa mjete në vendosjen e shenjave sinjalizuse pak e pa kuptimtë, por ose jeni të lodhur në këtë punë ose jeni lodhur nga pushteti, por sido që të jetë ju lutem reflektoni.
Reflektoni ashtu qe ky projekt te përfundoi me shpejtë dhe pa ndikimi negative./rajonipress/