Mobi Casa

Gjilani s’ka kryetar, nëse e dështon edhe miratimin e buxhetit, do ta nisim peticionin për shkarkimin e z. Hyseni

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Inicimi joligjor i z. Hyseni për zgjedhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është i motivuar politikisht dhe pa bazë ligjore. Mos koordinimi institucional me Kuvendin e Komunës, mos raportimi në Kuvend si detyrë ligjore nga z. Hyseni, moszbatimi i PZHK-së si detyrë ligjore dhe dështimet në 101 projekte, nuk mund të mbulohet më një letër dërguar MAPL-së dhe nuk mund të ngulfatet debati për dështimet e tij duke kërcënuar e shantazhuar Kuvendin Komunal thuhet në reagimin e grupit të këshilltarëve të LDK-së.

Reagimi i plotë:

Publikun e kemi njoftuar që moti se Gjilani tash e tri vite ka mbetur pa kryetar, pas dështimeve të papara në secilin projekt të prezantuar, madje edhe ato dhjetëra projekte që ia lamë gati si qeverisje e LDK-së, ai nuk po mundet as t’i fillojë.

Nëse e keni përçarë VV-në tuaj, AAK-së ia keni marrë një këshilltar komunal në pabesi, ndërsa PDK-së arritët t’ia ndalni dy drejtorë dhe nënkryetaren me motive përçarëse pas shkëputjes së koalicionit, te Ne nuk ju funksionon. LDK është unike brenda saj dhe në partneritet me qytetarët e Gjilanit që kanë përfaqësues legjitimë në Kuvend, shoqëri civile apo edhe grupe tjera të interesuara për zhvillimin e qytetit tonë.

Mobi Casa

Ndali iniciativat joligjore, refuzimin e politiken përçarëse e sjelle në Kuvend buxhetin për 2024. Aty vendoset. Si LDK, në rast të dështimit të votimit të buxhetit, do ta nisim peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e të parit të ekzekutivit z. Hyseni.

Urime fillimi i punimeve me 1 tetor në tre projekte të Lutës. I vetmi në Europë që në vjeshtë fillon punimet ndërsa 10 muaj të tjerë nuk punon asgjë. Janë edhe 37 projekte të Lutës me 78 milionë euro që duhet të kryhen. Nuk ruhet qurani natën e Bajramit!

Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë.

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.