RCCOLA

Alarmon Aliu i LDK-së: Projektet pa përkujdesje dhe pa interesim, shkeljet ligjore në nivelin më të lartë ndonjëherë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Projektet pa përkujdesje dhe pa interesim: Stadiumi, Autostrada, rruga Gjilan-Kllokot, rruga e Bujanocit, rruga e Prishtinës, rrugët lokale, Impianti i ujërave të zeza, Fshati i Lumtur, Sheshi Mirusha, rrezikimi me mbyllje i Handikos-it, Pemës ka shkruar Avdyl Aliu i LDK-së.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

Kur ke ardhë, sa ki me nejtë, kur ki me shku?
Qytetarët e komunës së Gjilanit ka kohë që me të parin e komunës (ata të paktë që munden me takue) flasin dhe përshëndeten në zhargonin alla diasporë : kur ke ardhë, sa ki me nejtë, kur ki me shku?
Në kohën më të rëndë për komunën tonë, të parit të komunës ” i’u ka ba shpija uk” dhe
“Po e han shpija e vet”.
Të mos keqkuptohemi shpija është komuna.
Projektet pa përkujdesje dhe pa interesim: Stadiumi, Autostrada, rruga Gjilan-Kllokot, rruga e Bujanocit, rruga e Prishtinës, rrugët lokale, Impianti i ujërave të zeza, Fshati i Lumtur, Sheshi Mirusha, rrezikimi me mbyllje i Handikos-it, Pemës…

Raporti më negativ i cilësuar ndonjëherë nga Zyra Kombëtare e Auditimit;
Niveli më i ulët ndonjëherë i transparencës në punësime, subvencione, grante, tenderë, projekte;
Niveli më i ulët i performancës ndonjëherë në komunën e Gjilanit;
Shkeljet ligjore në nivelin më të lartë ndonjëherë;
Shkeljet e Planeve Rregulluese dhe Planit Zhvillimor Komunal;
Ndërtimet pa leje ndërtimore në nivel tmerrues në komunën e Gjilanit
Në gjithë këtë katrahurë, i pari i komunës është duke shijuar ekskursionet.
Tani paska shkuar në Zvicër me e takue shoqatën Zhegra në Zhenevë.
Zhegra e ka të zgjedhur në mënyrë demokratike Këshillin e Fshatit me të cilin i pari i komunës nuk takohet asnjëherë.
Këshillat e Fshatrave janë zgjedhur edhe në shumë lokalitete tjera, asnjëherë asnjë takim me ta.
Nxënësit nuk i lejoj në ekskursione, tash po i shijon vet dhe përmes tyre po ikën nga realiteti, mirëpo ekskursionet shpejt kanë me përfundu.
Nuk është larg përballja me ata që të besuan një herë dhe që u’a keqpërdore atë besim.
E qëndrueshme thënja “nëse më tradhton një herë nuk ta bëjë hallall, por nëse arrin për së dyti me më tradhëtu do ta bëjë hallall edhe herën e parë edhe të dytën.