Fundamenti

Gjilani shënon Ditën Botërore të fëmijëve me sindromin Down

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka shënuar Ditën Botërore të fëmijëve me sindromin Down me grumbullimin e fëmijëve në sheshin kryesor të qytetit për të paraqitur afinitetet e tyre në fusha të ndryshme si pikturë dhe aktivitete të tjera.

Kësaj dite i është bashkuar edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi Emini, udhëheqësit e shërbimeve të ndryshme sociale dhe organizatat që merren me trajtimin ditor të fëmijëve “PEMA” dhe “Handikos”.

Të gjithë njëzëri kanë dhënë mbështetjen e tyre për të punuar vazhdimisht që fëmijët dhe qytetarët në përgjithësi me sindromin Down, të jenë pjesë aktive e shoqërisë së Kosovës dhe e zhvillimit në përgjithësi.

Hidromorava

Kryesuesja Kurteshi Emini tha se Komuna e Gjilanit ka bërë organizime të ndryshme për qëndrueshmërinë financiare që të ketë edhe qëndrueshmëri të aktivitetet dhe trajtimit solid të qendrave ku trajtohen këta fëmijë.

Ndryshe, synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.