Fundamenti

Gjilani nënshkruan marrëveshje me AKK dhe GIZ për efiçiencën e energjisë në shkollën “Vesel Muja”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Asociacionin e Komunave (AKK) të Kosovës për bashkëfinancimin e projektit “Intervenimin me masa inavative të eciçiencës së energjisë në shkollën “Vesel Muja”, te Mihirt, ku merr pjesë edhe organizata gjermane GIZ.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, kryetari Haziri së bashku me menaxherin e projektit në kuadër të AKK-GIZ, Arsim Osmani, kanë vizituar shkollën, për t’ua kumtuar lajmin për investimet atje, në vlerë prej afro 50 mijë euro.

“Sistemi i ngrohjes, izolimi i kulmit, sistemi i ventilimit e ndriçimi janë pjesë e këtij programi. Pra, stufat në këtë shkollë do të marrin fund dhe jam shumë i lumtur me këtë. Faleminderit AKK’së dhe GIZ për mbështetjen. Urime për këtë projekt të rëndësishëm”, ka thënë kryetari Haziri.

FITORJA

Arsim Osmani nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka deklaruar se nga katër projektet e kësaj natyre që ky institucion se bashku me GIZ i ka fituar, është edhe për shkollën “Vesel Muji”, lidhur me masat inovative në fushën e efiçiencës së energjisë.

“Ky projekt, në fakt, nuk po vjen prej Prishtinës, por po i kthehet Gjilanit sepse kryetari Haziri ka qenë themelues i Asociacionit të Komunave të Kosovës gati dy dekada më parë. Besoj që stafi dhe nxënësit do të përfitojnë shumë nga ky projekt”, ka thënë Osmani.

Drejtori i kësaj shkolle, Ajvaz Beqiri, ka deklaruar se kanë qenë mjaftë keq me infrastrukturë sa i përket sistemit të ngrohjes, duke shtuar se ky projekt ka qenë jashtëzakonisht i mirëpritur për stafin dhe nxënësit, dhe do të ndikojë në ngritjen e cilësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.