Gjilani kishte spital qysh në vitin 1923 Gjilan

Gjilan – Nga viti 1923, në Gjilan ekzistonte një spital i vogël si ambulancë stacionare me 20 shtretër, i vendosur në ish depon ushtarake osmane, ku ishin 7 dhoma në kat dhe katër në katin e parë.
Gjatë kohës së sundimit osman, në Gjilan nuk kishte spital. Për këtë njoftojnë edhe dokumentet osmane të fundit të shekullit, XIX dhe fillim të shekullit XX. Kështu me gjithë faktin se në këtë qytet kishte një numër të madh të ushtarëve të stacionuar, thuhet se në vend të spitalit ishte me tri dhoma dhe me 20 shtretër, në mes të qytetit, kurse për shërim i dërgonin më larg, në Prishtinë apo diku tjetër.
Shëndetësia e para luftës së Dytë Botërore, si dhe për një kohë edhe pas kësaj lufte, bazohej kryesisht në mjekësinë popullore.
Nga viti 1923, në Gjilan ekzistonte një spital i vogël si ambulancë stacionare me 20 shtretër, i vendosur në ish depon ushtarake osmane, ku ishin 7 dhoma në kat dhe katër në katin e parë. Ky objekt edhe pas luftës, për një kohë, nga viti1945-1966, ka shërbyer si spital me një mjek, doktor Gjokiqin.
Në këtë objekt tani gjendet Qendra për Inkuadrimin e Punëtorëve. Sipas të dhënave dokumentare, më 1930, Shtëpia e Shëndetit në Prishtinë kishte punktet e veta në qytete të tjera të Kosovës, në mesin e të cilave edhe në Gjilan thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani:” Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/