RCCOLA

Gjilanasit themeluan teatrin shqiptarë në Shkup

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Rrallë kush në Kosovë, por edhe në opinionin e gjerë kosovar e dinë se “Teatri Kombësive”si e quanin asokohe në Shkup, është themeluar nga dy Gjilanas. Komiteti qendror i Partisë Komuniste të Maqedonisë me kërkesën e Komitetit të partisë socialiste të Shkupit në përbërjen e shumë shqiptarëve kërkuan që në Shkup të formohet një institucion kulturor gjegjësisht një teatër ku të gjitha “Kombësitë” siç kishin emëruar pakicat kombëtare të Republikës së Maqedonisë të formohet teatri i këtyre të ashtuquajtura pakica kombëtare.

Në atë kohë ekzistonte teatri i amatorëve në Shkup i formuar nga Muharem Shahiqi, Mark Marku dhe Zija Berisha. Dy nga këta artdashës Muharem Shahiqi dhe Zija Berisha ishin nga Gjilani. Këta dy kosovar të përndjekur nga UDB-a e Kosovës kishin shkuar në Shkup mbas kafshatës së bukës .Disa vite pas luftës punuan si arsimtarë në shkollat fillore si mësimdhënës duke bredhur prej një fshati në fshat tjetër.

Duke mos parë perspektiv Muharrem Shahiqi si djali i komandantit të ballistëve /Lam Shahiqi/ i cili luftoi dhe u vra në malet e Gjyrishecit kundër trupave partizane .Të njëjtin fat e pat edhe Zija Berisha djalë i një familje siç e quanin asokohe “Familje antirevolucionare” u shpërngulën nga Kosova në Maqedoni.

Si duket këta dy “kundërrevolucionarët” patën fat të jen në kohë dhe moment të duhur, në momentin kur është dashur të formohet ky institucion. Si udhëheqës të teatrit amator të Shkupit udhëheqësja e qytetit ju dha për detyrë që këta burra të formojnë teatrin e pakicave në Shkup i cili më vonë do të quhet “Teatar na Malcinsva” ose “Teatri Kombësive në Shkup” .

Fundamenti

Në aso kohe ju nda lokacioni në pallatin “Ilinden” afër qendrës tregtare “Tërgovski” në qendër të qytetit. Teatri kishte dy kate përdhes, ku me një mund të madh këta burra arritën të krijojnë kushte minimale për funksionimin e teatrit duke ndërtuar skenën, grimoret, dhomat e gardërobës dhe kështu me radhë.

Pas formimit të teatrit të Shkupit ky teatër me plot të drejt mund të thuhet se ishte qendër e Kulturës dhe elitës intelektuale të shqiptare në ish Jugosllavin e atëhershme . Në këtë teatër punuan edhe shumë kosovar dhe gjilanas të tjerë: Muharrem Shahiqi, Zija Berisha, Agron Berisha, Fetah Mehmeti /Gjilan/, Luan Ahmeti /Gjilan/, Ismajl Rama/Ferizaj/Sylejman Loka/Gjakov/Silvana Bajqinovci/Gjilan/ Bajrush Mjaku /Kaqanik/Muharem Qena /Prishtinë /etj.

Befasia më e këndshme ishte se në këtë teatër është angazhuar si regjisor i rregullt Mirko Stefanovski me prejardhje shqiptare , këtë e pranoi pas shumë viteve punë në këtë tempull teatror. Babai im vdiq me kapuç të bardh të cilin e kishte mbajtur tan jetën thotë Mirko Stefanovski babai i kitaristit më të madh Maqedonas Vlatko Stefanovski.

Vllatko nga Universiteti publik i Maqedonisë ”Kirill i Metodie” i’u dha titull nderi “Doktor i arteve” të Maqedonisë. Shumë nga këta aktor mbi 30 vite ishin bartës të repertuarit skenik të këtij teatri./kujtim shahiqi/rajonipress/