GRANDEMALL

Komisioni Parlamentar për Arsim zgjedh Universitetin Publik të Gjilanit si destinacionin e parë për vizitë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është universiteti i parë ne të cilin kanë qëndruar në vizitë anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Rektori i Universitetit Publik, Artan Dërmaku me bashkëpunëtorë, në takimin me anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, të përbërë nga deputetët Ardian Gola kryetar i Komisionit, Arjeta Rexhepi anëtare dhe Arjeta Fejza anëtare, ku e pranishme në këtë takim ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanir Leonora Bunjaku Morina, fillimisht i ka njoftuar ata për zhvillimin e Universitetit, që nga themelimi, programet e studimit, aktivitetet, zhvillimet dhe të arriturat e gjithmbarshme.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi me aktivitetet, punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Dërmaku theksoi prioritetet e punës së tij, duke theksuar procesin e ri/akreditimit institucional dhe të programeve studimore si dhe zhvillimin e aspektit akademik në ngritjen e cilësisë.

FITORJA

Ai theksoi edhe problematikën e buxhetit të ulët të institucionit, si dhe mungesën e kampusit universitar.

Për projektet për të ardhmen, Rektori mori mbështetjen e plotë të kryesuesit të komisionit, Ardian Gola, dhe anëtarëve të tij. Gola theksoi se komisioni do të bashkëpunojë me UKZ-në, por edhe me institucionet e tjera relevante, për të adresuar problematikat, me të cilat po përballet arsimi i lartë, përfshirë UKZ-në si institucion lider.

Më pas të gjithë së bashku kanë vizituar ambientet e UKZ-së për të parë nga afër sallat, kabinetet dhe hapësirat tjera nëpër të cilat zhvillohet procesi mësimor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.