“Gjilan Mall” emër për dekor, realitet apo mashtrim, premtohet punësimi i 1000 vetave. Pronarët e saj gozhdohen nga qytetarët

Gjilan – “Gjilan Mall”, një faqe në rrjetet sociale ka dalur me një ofertë për punësimin e 1000 vetave. Ky paralajmërim ka befasuar, por edhe ka tërhequr vëmendjen e publikut gjilanas për këtë kompani e cila, pos një numri telefoni dhe imelli nuk ka ndonjë të dhënë tjetër serioze. Qindra komentues kanë fyer në mënyra të ndryshme këtë iniciativë.
Mund të jetë krejt reale ose edhe mashtrim ordiner një ofertë e cila mbanë emrin shumë simbolik “Gjilan Mall”.
Shumë qytetar nga kureshtja janë interesuar të dijnë më shumë për këtë iniciativë që do të punësonte 1000 persona.
Edhe Rajonipress ka shkruar edhe në imell edhe në tel për të ditur më shumë rreth këtij projekti, po nuk ka marrë asnjë përgjigje kurrë fare.
Në njoftimin e “Gjilan Mall” thuhet:
Mbi 1,000 vende të reja pune po krijohen me ardhjen e Gjilan Mall!
Ky projekt nuk është vetëm një qendër tregtare – është një motor zhvillimi për Gjilanin:
Shumë mundësi punësimi për të rinj, profesionistë e familjarë
Shërbime të reja që mungojnë sot në qytet
Hapësira të përbashkëta për komunitetin, për argëtim, rekreacion dhe ngjarje kulturore
Biznese lokale që do të kenë mundësi të rriten brenda një ambienti modern dhe të sigurt
Ky është hapi që i duhet qytetit të Gjilanit – një investim që mbetet këtu, për njerëzit e këtij vendi.
Ky njoftim në fakt ka joshur shumë komentues të cilët edhe shumica prej tyre kanë bërë hajgare ose kanë ofenduar, duke shkruar se kompania nuk është nga Gjilani, pasi sipas tyre investitori është nga Ferizaji, kurse toka mund të jetë e dikujt nga Lugina.
Komentet e qytetarëve nga qindra prej tyre:
Hasan Morina shkroi:
Gillani mall pi ferizajlive. mas Albit (prishtinalive), na erdhën edhe ferizajlit. Jemi bo ma zi se Vuçitërna
Xhevat Aliu: Fabrikë e madhe po ndërtojka hiii…!!!!!!
Albert Latifaj: Nuk ka faj privati, por ka faj ai që i privatizoi (asgjësoi) gjitha fabrikat para sa viteve! E sot na shesin men për zhvillim ekonomik ata hajna.
Mali Dfc: Kjo e zhvillon shumë Gilanin 👏💙
Latif Guri: Nuk vyen gjë mjaft ka ku hargjohen te Hollat te ne por problemi është si te fitohen atoo !
Besim Haliti: Shkuan Fabrikat për malla qija nonen gjilan mall Etc, Interex, Viva krejt mi mbledh 200 deri 300 punëtor. Tekstili i ka pasur 3000 punëtor
Nehat Shemsedini: Në qoftëse nuk prodhon asgjë nuk ke bërë
Besnik Poroshtica: Po fillojka shkatërrimi i ekonomisë, çka i duhet Gjilanit një investim i tillë se pak Markete po kemi, veq edhe Gjillani Mall po na mungon. Si investohet në kapital të vdekur hargjues e Jo fitim prues, kush fiton këtu përveç firmave të huaja çë tregtaret ton qojnë para me thas për mallrat e tyre e i mbledhin parat prej xhepave tē qytetarëve !
Nuetex Mario: Mjerim asht kjo 30 milion Qumësht i mungojnë Kosovës cila Importohet këto mjerana ndërtojnë Shopping 🤮🤮Vetëm Prishtina mall i del boll jo vetëm Kosovës, por edhe Shqipërisë….🙋♂️
Idriz Musliu: Profitera nomin pe bojshi populli ka nevojë për fabrika
Plis Bardhi: Në cilën anë në Gjilan është ky projekt?
Islam Misini: Sa me krenari i prishin fabrikat që janë ndërtua për tu punësuar ky popull tani kthehen e kishi punojnë përfitime personale ose më mirë shpëlarje parash zhvillim i mirë për këtë popull.
Bekim Hyseni; Gjithandej Shopping mjerim!
Xhafer Murati: Nuk ka përparim ekonomik vetëm me Qendra Tregtare, por me Prodhimtari. Tjetër, shtrohet pyetja a i duhet Gjilanit edhe një apo më shumë Qendra Tregtare?
Muhabi Emini: Dhe kjo do të thotë vdekje për bizneset e qytetit të ndërtuara me shumë mundë dhe traditë.
Rexhep Xhaferi: Krejt njësoj si Gjilani M… apo Gjilani M….
Ismet Gajtani: Nuk ndërtojnë ndonjë fabrikë për prodhim të shumë produkteve që i importojmë, por vetëm qendra tregtare kah të sillesh sikur të ishim 20 milion banor, tmerr popull pa ide….
Oliver Engjëll Sedaj: Na kanê lodhë më këto qendra tregtare. Hapni mini fabrika. Prodhimtari e industri të vogla dhe të mesme. Industri bujqësore e prodhuese etj. E jo qendra tregtare, pompa benzine, bazena, ndërtime villash e shtëpish, autosallone, shërbime tregtie, etj. Moda biznesesh, çka kanë qef shqiptarët. Ekonomia është ne prodhimtari e jo në tregti. Edhe Gjilan Malli do të jetë kopje e keqe e Prishtina Mall. Qendër Tregtare e cila nuk ka kurrfarë perspektive. Merreni për shembull Qendrën Tregtare apo Shoping Center “Prishtina Mall” dhe shikoni se çfarë fitimesh ka ajo. Humbje kohe, energjie, parash, punësime afatgjata nuk ka, as prodhim, as stabilitet ekonomik, por vetëm shpërlarje parash. Ndërtoni shkolla, spitale, arsimim cilësor, industri të vogla, punësim substancial, perspektivë jetësore, ekonomi të qëndrueshme e jo qendra tregtare./rajonipress/