Gashi: Vërehet një mobilizim i jashtëzakonshëm i degëve të AKR-së në Anamoravë

Gjilan – Degët e AKR-së kanë intensifikuar përgatitjet për fushatën, duke funksionalizuar strukturat dhe shtabet zgjedhore, në mënyrë që të sigurojnë një fushatë efektive dhe gjithëpërfshirëse. Mobilizimi i degëve të AKR-së në rajonin e Anamoravës është një shembull i qartë i një fushate të mirë-organizuar dhe përkushtimi për t’i shërbyer interesave të qytetarëve thë për rajonipress kryetari i Shtabit Zgjedhor të AKR-së, Bejtush Gashi.
Profesor Bejtush Gashi i cili e ka marrë me shumë përgjegjësi angazhimin si shef i shtabit këto ditë i ka vizituar degët e AKR-së në Anamoravë dhe tha se është i kënaqur me angazhimin e degëve të Anamoravës në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit 2025.
“Jam i kënaqur që degët tona në Anamoravë e kanë ruajtur strukturën dhe brumin e AKR-së për të punuar e angazhuar në interes të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të kësaj ane. E pash që mbizotëron një entuziazëm i madh dhe një vullnet i fort për të përkrahur presidentin Behgjet Pacolli dhe ekipin e tij të koalicionit “Familja” tha Gashi për rajonipress.
“Gjatë vizitës së realizuar në degët e AKR-së në rajonin e Anamoravës, konkretisht në Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë, u vu re një angazhim i veçantë për përgatitjet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Degët e AKR-së në këto komuna kanë treguar përkushtim të thellë për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetet lokale. Mobilizimi i tyre për zgjedhjet tregon vendosmërinë për të siguruar një pjesëmarrje aktive në procesin politik, si dhe për të adresuar sfidat me të cilat përballen qytetarët e kësaj ane. Degët e AKR-së kanë intensifikuar përgatitjet për fushatën, duke funksionalizuar strukturat dhe shtabet zgjedhore, në mënyrë që të sigurojnë një fushatë efektive dhe gjithëpërfshirëse. Aktivitetet e tyre përfshijnë takime të rregullta me qytetarët, promovimin e ideve për zhvillimin lokal dhe krijimin e mundësive për dialog të hapur me komunitetin. AKR-ja garon në këto zgjedhje në bashkëpunim me Partinë e Drejtësisë dhe Iniciativën Qytetare, si pjesë e koalicionit për “Familjen” u shpreh profesor Gashi.
Sipas tij ky koalicion është shndërruar në një forcë të rëndësishme për adresimin e sfidave që kërcënojnë kulturën dhe zakonet tona tradicionale, si dhe për promovimin e vlerave të lirisë individuale, përgjegjësisë sociale dhe mundësive të barabarta për të gjithë.
“Ky është një moment kyç për forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në mënyrë të veçantë, degët e AKR-së do të fokusohen në projekte të zhvillimit ekonomik dhe të qëndrueshëm, duke mbështetur fermerët dhe zhvillimin rural. Përmes platformave të ngritura për angazhimin e të rinjve dhe grave, degët e partisë synojnë të zhvillojnë kapacitetet e këtyre grupeve dhe të krijojnë mundësi që i ndihmojnë ata të kontribuojnë në komunitetin e tyre. Një pjesë e rëndësishme e strategjisë së fushatës është gjithashtu forcimi i lidhjeve me qytetarët përmes fushatave për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Aktivitetet e planifikuara përfshijnë krijimin e mundësive për edukim dhe trajnime profesionale për të rinjtë, duke u ofruar atyre perspektiva të qarta për një të ardhme të suksesshme” thotë Gashi.
Gashi tha se mobilizimi i degëve të AKR-së në rajonin e Anamoravës është një shembull i qartë i një fushate të mirë-organizuar dhe përkushtimi për t’i shërbyer interesave të qytetarëve. “Bashkëpunimi me Partinë e Drejtësisë dhe Iniciativën Qytetare për “Familjen” është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të vlerave tradicionale dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë, në përputhje me aspiratat demokratike dhe zhvillimore të vendit” përfundoi Gashi./rajonipress/