Gagica: Opozita duhet të lëviz nga qëndrimet e tyre “kundër” e pushteti të heq dorë nga tendenca për t’u viktimizuar

Gjilan – Siç dihet tani Aleanca prej kohesh ka mbështetur buxhetin e vitit 2025, edhe kështu siç është i keq planifikuar e jo-drejt i orientuar por votën e Aleancës e ka për hirë të qytetarëve dhe shërbimeve, që duhet t’u ofrohen atyre përmes këtij buxheti thotë Nazim Gagica i AAK-së.
“Opozita duhet të lëviz nga qëndrimet e tyre” kundër” e pushteti të heq dorë nga tendenca për t’u viktimizuar, por të gjejnë pikën ekuilibruese atë të kompromisit që seancën e radhës të kemi buxhetin e aprovuar” tha Gagica./rajonipress/