GRANDEMALL

Gagica: Alban Hyseni nuk e ka hallin e buxhetit, projekteve apo shërbimin ndaj qytetarëve sepse kjo situatë më së shumti i konvenon atij

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qytetari duhet ta ketë parasysh se as ekzekutivi i Alban Hysenit e as legjislativi në Kuvendin Komunal në Gjilan, në esencë po del që nuk e kanë seriozisht miratimin e buxhetit komunal, sepse termi buxhet më tepër po përdoret për mbulesë të dështimeve e viktimizim të skajshëm nga i pari i Gjilanit, në njërën anë, dhe në anën tjetër tendenca për të marrë primatin ose rolin e shpëtimtarit nga shumica në Kuvend ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

Dikush thonit e dikush patkoit, por Gjilani mbetet akoma pa buxhet të miratuar për vitin 2025. Pozitë e opozitë, lojërat leni anash tani, sepse buxheti nuk është para e juaja por taksë të cilën e paguajnë qytetarët tanë të përgjegjshëm e të ndershëm.

Qytetari duhet ta ketë parasysh se as ekzekutivi i Alban Hysenit e as legjislativi në Kuvendin Komunal në Gjilan, në esencë po del që nuk e kanë seriozisht miratimin e buxhetit komunal, sepse termi buxhet më tepër po përdoret për mbulesë të dështimeve e viktimizim të skajshëm nga i pari i Gjilanit, në njërën anë, dhe në anën tjetër tendenca për të marrë primatin ose rolin e shpëtimtarit nga shumica në Kuvend.

FITORJA

Alban Hyseni nuk e ka hallin e buxhetit, projekteve apo shërbimin ndaj qytetarëve sepse kjo situatë më së shumti i konvenon atij ngase ai e din mirë sa milion euro i kanë mbetë të pashfrytëzuara në fillimin e vitit 2024, e po ashtu e din mirë që me këtë menaxhim dhe udhëheqje edhe një miliard euro me ia bartë, nuk i bënë punë sepse për shfrytëzimin e këtyre mjeteve për zhvillimin e projekteve, i kanë mbetur më pas se shtatë muaj.

Në anën tjetër, opozita të luaj rol konstruktiv, monitorues e këshillues sa i përket buxhetit, t’i jep një mundësi të pashpresë ekzekutivit për shfrytëzimin e tij në raport të drejtë me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe pa kushtëzime, se planifikimi, menaxhimi dhe pergjegjësia për buxhetin bie tek pozita sepse një pjesë e opozitës mandatin për planifikim buxhetor e kemi humbur me 24 dhjetor 2021, e pjesa tjetër e opozitës me 31 maj 2023.

Aleanca ka qenë dhe do të mbetet konstruktive dhe gardiane e interesit të qytetarëve të Gjilanit, ata të cilët më së shumti dëmtohet nga katrahura që e ka sjellë ekzekutivi i Gjilanit. Do të jemi në krah të interesit të Gjilanit dhe qytetarëve sa herë të jetë nevoja dhe në çdo kohë kur ka seriozitet dhe konstruktivitet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.