“TERRA” Real Estate – Paluajtshmëri, ofron gamë të gjerë shërbimesh, më të avancuarat e kësaj industrie
Gjilan – Suksesi në asnjë fushë te jetës nuk vjen i gatshëm, ai nuk blihet e as nuk falet por, prapa tij fshihen shumë vite të punës së pandërprerë dhe me shumë përkushtim, eksperiencave, zhvillimit personal, pjekurisë, të studimit të thellë, të netëve të gjata pa gjumë dhe mbi të gjitha besimit në punën që bëjmë në realizimin e atij qëllimi për të cilin përkushtohemi për një kohë të gjatë, duke sakrifikuar shumë vite të jetës, duke hequr dorë nga shumë kënaqësi të jetës së viteve që po investojmë në vehten duke filluar që nga vitet e shkollës së mesme, viteve të studimeve, specializimeve dhe eksperiencave të shumta profesionale. I tillë është edhe suksesi i Verona Malokut – CEO-s së kompanisë me shërbimet më cilësore në tregun e paluajtshmërive në vendin tonë, “Terra” Real Satate.
“TERRA” është emri më i vjetër i planetit tonë, i tokës, që prej miliona vitesh ka këtë formë dhe këtë sipërfaqe, andaj të zotërosh sipërfaqe apo pjesë të saj përveç që është pasuri është edhe privilegj sepse, i vetmi produkt që nuk prodhohet dhe bukë shtohet më shumë nga se ç’është, është pikërisht toka në të cilën jetojmë, andaj njerëzve u mbetet vetëm që të dijnë te menaxhojnë me të dhe ta shtojnë sipërfaqen dhe të mirat e ndërtuara mbi të, për të pasuruar vehten, familjen dhe për të krijuar një siguri jetësore në të ardhmen… prona është e shenjtë dhe si kategori kushtetuese, ka vlerë të barabartë së bashku me të drejtat më fundamentale të njeriut, siç është jeta, liria dhe të drejtat e tjera të garantuara me konventat ndërkombëtare, andaj edhe ka vlerë të lartë dhe gëzon mbrojte ligjore dhe gjyqësore.
Të ëndërruar prej vitesh, të projektuar dhe të planifikuar në çdo detaj të funksionimit të saj dhe duke punuar vazhdimisht në realizimin e projektit që ajo kishte për qëllim, Verona Maloku, arriti që me përpikëri të konsolidojë kompaninë e saj “Terra” Real Estate, me seli në Gjilan, me një gamë të gjerë shërbimesh nga sektori i paluajtshmërive, duke filluar nga ofrimi i asistencës në shitjen dhe blerjen e paluajtshmërive, ofrimin e mundësive të shumta në realizimin e procesit të shitblerjeve te paluajtshmërive, bashkëpunimit me investitorë potencial dhe ofrimin e mundësive për bashkë investim dhe partneritet në ndertim apo blerje te pronave, këshillimin në investime kapitale, qiradhënien e paluajtshmërive e mbi të gjitha ofrimin e sigurisë ligjore në çdo raport juridik që do të realizoni, qoftë shitblerje e pronas, bashkë investim, qiradhënie apo te tjera.
“Siguria në investimet që bëjmë është domosdoshmëri, pasi që jemi dëshmitar të shumë rasteve të keq investimeve nga shumë qytetar, krejtë kjo si pasojë e mungesës së një këshillimi paraprak me një ekspert nga fusha e paluajtshmërive, duke investuar në mënyrë të gabuar dhe në paluajtshmëri të pa levërdishme, e mbi te gjitha duke ndjekur rrugën e gabuar dhe jo në harmoni me ligjet vendore, që mbulojnë këtë fushë. “Terra” Real Estate, ka arritur që pikërisht këto elemente t’i detektojë dhe në lidhje me këto pika, ka ekspertizë të dëshmuar, duke ju ofruar mundësi investimi, pas këshillimeve paraprake dhe studimit me kujdes të kapaciteteve tuaja, në raport me mundësitë që ofron tregu, duke mos ju lënë të bëni investimin e gabuar, paratë e së cilit nuk mund të rikthehen me dhjetëra vite, për të mos thënë fare. “Terra” Real Estate, përveç ofrimit te mundësive në investime kapitale në paluajtshmëri, ofrimit të mundësisë për bashkë investime, ndërmjetësimit në transakcione të paluajtshmërive dhe këshillimit rreth zhvillimit të tregut në këtë industri, mbi të gjitha ofron një siguri të lartë ligjorë të këtyre transakcioneve ligjore” thotë Veroa Maloku.
“Qytetarët tanë, punojnë me djersë dhe përkushtim gjithë jetën, e sidomos bashkëvendësit tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë dhe në fund vendosin që paratë e grumbulluara për shumë vite të jetës dhe një pune me mish e shpirt t’i investojnë në. blerjen e paluajtshmërive në vendin tonë dhe deri më tani fatkeqësisht kemi shumë raste ku ata kanë investuar në mënyrë të gabuar dhe si pasojë e saj edhe kanë dështuar përpjekjet e tyre, duke pësuar humbje të mëdha financiare, qa u ka kushtuar me shkatërrim total të bizneseve të tyre apo ekonomisë familjare, e një gjë të tillë perveç që nuk do ta lejojmë, luftimi i këtyre dukurive negative në industrinë e paluajtshmërive në vendin tonë do të jetë edhe misioni ynë dhe qëllimi kryesor” shprehet drejtoresha dhe menaxherja – CEO e “TERRA” Real Estate, Mr. Sc. Veroa Maloku.
Mr. Sc. VERONA MALOKU – CEO @terrareslestate
Ofrimi i sigurisë në transakcionet ligjore që vjen pas studimit të rastit në detaje, është një element unik që posedon vetëm “Terra” Real Estate, krejtë kjo falë profesionalizmit dhe ekspertizës që ka drejtoresha dhe menaxherja e kësaj kompanie Verona Maloku, e cila është juriste e diplomuar dhe ka të kryer studimet master nga fushën e pronësisë dhe e specializuar në qarkullimin e paluajtshmërive.
Fokusi i plotë në punën që bën, konsistenca, ndershmëria afariste dhe mbi te gjitha dashuria për profesionin dhe punën që bën, shpërfaqin cilësitë më të larta profesionale të kësaj kompanie, nën udhëheqjen e drejtoreshës dhe menaxheres Verona Maloku, në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e saj nga fusha të ndryshme si ajo e drejtësisë, ekonomisë, investimit në paluajtshmëri dhe nga fusha e ndërtimit, si të tilla këto asete kompaninë “Terra” e radhisin kompani lidere në industrinë e paluajtshmërive në vendin tonë.
Padyshim, mbështetja dhe besimi në “Terra” Real Estate, garanton sukses dhe siguri në shitblerjet, qiradhëniet dhe çdo transakcion apo raport juridik që realizoni në industrinë e paluajtshmërive!
Adresa dhe kontakti:
Mr. Sc. Verona Maloku – CEO
Tel: +383 (0)48 190 368
Adresa: Gjilan, rr.”Mulla Idrizi”, afër të bankës TEB.