UBT

Fshati im

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Fadil Abazi

I.

Fshati im ka apokalipsin e vet
Në një kohë uji i madh kishte vërshuar fshatin
Fshatarët e mi nuk kishin pasur idenë
E ndërtimit të një anije si të Noas
Por me lesh delesh e gjëra të tjera
Kishin ndalur Ujin e Madh
Për të shpëtuar fshatin nga përmbytja

Sot aty është burimi
Rrjedh uji si biluri
Nuk e di pse si për dreq
Fshatarët e quajnë Bunari i Keq
Janë të çuditshëm fshatarët e mi
Kanë një toponim Arat e Gjata
E për çudi arat janë të shkurta

Legjenda për Ujin e Madh
Jeton në memorien e fshatarëve të mi
Por edhe tregimet e grave se në mesnatë
Te burimi zbresin e pinë ujë shtojzovallet
Sekretin e mbajnë burrat që rastisin natën
Atypari se mos po qëllojnë t’i takojnë.

II.

Ëndrrat e tyre dëshmohen me pëllëmbë toke
E toka matet më djersën e tyre
Mbi supet e tyre rëndon skamja
Fuqinë e masin vetëm me peshat e rënda

Në ballin e tyre jeta ka lënë gjurmë hieroglifët
Ata edhe gjumin e bëjnë
Duke e matur kohën me hijen e hënës

Uji Dea

Me fshatarët e mi është lehtë të bisedosh
Ata janë mikpritës e burra të mirë
Odat i mbajnë hapur me oxhak ndezur
Për mikun dashamirin e udhëtarin

Livadhet në fund pllaje quhen Gjelbina
Livadhet e buta ku lajnë këmbët lejlekët
Quhen Bu(t)sina
Atje tej fushës së bleruar
Në hijen e vet flen mali Mllak
Aty rrinë shumëllojshmëri zogjsh
Bilbila thëllëza e trumcakë

Puhia e fushës më jep një kuptim
Sa shumë dua atë erë ta marr në përqafim
Dhe gjithë kujtimi më sjell emocion
Do ta ndalja edhe trenin po të kish stacion

III.

Sa herë hyj në gjirin tënd
Ashtu ngutas me nxitim
Ndjejë një afsh e një ngazëllim
Sikur ti s’ma bën askush folenë
Ti je vendi më i bukur në botë
Zemrën time që ke nxeh
Sa kam mall për ato fusha
Për ato ara me gjelbërim
Dhe lumenjtë e përroskat tua
Që çajnë fushën me nxitim

Sa herë që kam ikur si një zog shtegtar
Jam kthyer me zemrën plot mall
Sa herë vij tek ti të ndjej si një perlë
I ngjaj bilbilit lejlekut që vijnë çdo pranverë
Kur zemra ka mall e s’ka qetësi
Sikur në ty që më merr gjumi
Qetë fle plot rehati

Me sillni një lule nga fusha në Gilbush
Ma kujton me dhimbje vendlindjen
Me aromën e saj ta shëroj zemrën prush

Kur mugullon bari atje në Bucina
Gjelbërohet MIlaku hijeshohet stina
Ti je një zonjë e rëndë plot hirësi
E bukura vendlindja ime Sllatina

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.