Ndahet nga jeta Muharrem Bajrami, veteran i arsimit, atdhetar e patriot i madh, pjesë e UÇK-së dhe sindikalist i njohur
Gjilan – Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se me datën 17.08.2024, ka ndërruar jetë më i shtrenjti jonë, Muharrem Bajrami kanë shkruar familjarët.
Njoftim mortor!
Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se me datën 17.08.2024, ka ndërruar jetë më i shtrenjti jonë, Muharrem Bajrami.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me datën 17.08.2024 në orën 16:30, në varrezat e fshatit Pogragjë.
Muharrem Bajrami ishte njëri nga qytetarët më aktiv në të gjitha debatet e organizuara ku bëhej fjalë për shtet e ligj.
E donte jetën sindikale dhe në veçanti arsimin dhe ishte i pa kompromis kur flitej për atdheun e çështjen kombëtare.
Muharrem Bajrami ose siç e kemi quajtur “Baca Mujë”, kishte shpirt prej patrioti e atdhetari të denjë. Kudo që flitej për shtet e komb Muharrem Bajrami ishte i pranishëm dhe e donte shumë progresin e Kosovës.
Ishte edhe pjesë e UÇK-së dhe në atë moshë ai furnizonte ushtarët dhe luftën e saj.
Ka një biografi tejet të pasur jetësore.
Ndryshe, Muharrem Bajrami ka lindur në vitin 1937 në fshatin Pograxhë të Gjilanit, ku i kreu mësimet e shkollimit fillor, të mesmen Shkollën Ekonomike në Gjilan dhe të lartë universitar SHLP drejtimi Gjuhë dhe letërsi Shqipe.
Punoi 11 vite në vendlindjen e tij arsimtar i Gjuhës Shqipe, pastaj në Sh.F “Thimi Mitko”, dhe së fundi deri sa u pensionua pas 43 viteve në arsim, kishte punuar e vepruar për 30 vite në Shkollën fillore “Selami Hallaçi”./rajonipress/