UBT

Fshati

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Arben Kurteshi

Ishte fshat i lumtur,
Të gjithë e kishin zili,
Me vasha belholla
E me djem të rinj.

Në fushat e fshatit
Kulloste bagëtia,
Binte fyell i bariut,
Binte çiftelia.

Edhe rrugët e fshatit
Ishin plot gjallëri,
Kishte një lokal
Ku mblidhej djelmuria.

Hidromorava

Po ky fshat malor
Shumë herë ka luftuar,
Oh, sot i braktisur
Edhe i shkretëtuar.

S’blegërijnë më qengjat
S’ka më djelmuri
Pyet fshati i shkretë
-Pse më latë në vetmi?

Me shekuj jetuam
Për shumë gjenerata
S’mbet njeri i gjallë
Pos shtëpitë e thata!