Eko Higjiena

“A pate more burrë kohë 30 ditë?”, Tahiri: Papërgjegjësi e VV-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar procesin e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të dëmshme për vendin, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se afatet kushtetuese kanë kaluar dhe se qytetarët presin funksionalizimin e institucioneve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, të moskonstituimit të Kuvendit. Ka kaluar afati kushtetues dhe sot, kur qytetarët është dashur të presin që institucionet të konstituohen, që Kuvendi të jetë funksional dhe të zgjidhet kryetari, del Albin Kurti dhe u thotë qytetarëve se na duhet ende kohë”, ka deklaruar Tahiri.

FIDANISHTJA

Ai ka kritikuar Kurtin për mungesë të konsultimeve me partitë politike, duke thënë se procesi duhej të kishte nisur më herët.

“A pate more burrë 30 ditë kohë me diskutu me partitë? Nëse qëllimi ka qenë për të dalë nga ky rreth dhe për të pasur një vizion dyvjeçar, pse nuk është folur me partitë për presidentin? Nyja kryesore është te presidenti”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, zvarritja e procesit mund të krijojë probleme të reja institucionale dhe mundësi për përplasje kushtetuese.“A po don me krijua edhe një rast në Gjykatën Kushtetuese? Kjo është papërgjegjësi totale e VV-së”, është shprehur ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.