Eko Higjiena

Fjalët e shpirtit, vështrim letrar

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Libri i poetit Llemadeo „Fjalët e shpirtit“ që po i jepet në dorë lexuesit, është një prurje e re poetike. Llemadeo është bir i Alpeve të Dugagjinit të Shkodrës, dhe të kombit shqiptar. Vendlindja e tij Alku, është një fshat i vogël në breg të detit në Lezhë. Por siç e thotë edhe autori, poeti është bir i çdo fshati dhe qyteti të kombit tonë. Llemadeo në librin „Fjalët e shpirtit“, ka shkrirë frymëzimin e një jete të tërë.

Shkrimtarët janë ata që i japin frymë kombit.(Rexhep Hoxha).

Vështrim Letrar rreth Librit me poezi *Fjalët e shpirtit* të autorit, Llemadeo

Libri i poetit Llemadeo „Fjalët e shpirtit“ që po i jepet në dorë lexuesit, është një prurje e re poetike. Llemadeo është bir i Alpeve të Dugagjinit të Shkodrës, dhe të kombit shqiptar. Vendlindja e tij Alku, është një fshat i vogël në breg të detit në Lezhë. Por siç e thotë edhe autori, poeti është bir i çdo fshati dhe qyteti të kombit tonë. Llemadeo në librin „Fjalët e shpirtit“, ka shkrirë frymëzimin e një jete të tërë.

Në këtë vepër poetike me 450 faqe, dhe 12 mijë vargje, lexuesi ynë ka rastin të njihet nga afër me bukurinë e poezisë të Llemadeut. Prandaj, titulli i librit „Fjalët e shpirtit“, nuk është aspak rastësi. Ai, fal bukurisë dhe vlerës, autori me shumë urtësi na shpie në botën e tij poetike. Figurat dhe personazhet e Llemadeos në „Fjalët e shpirtit“ në çdo faqe shkronjë flasin guximshëm dhe poetikisht. Dhimbja për të bukurën dhe për të pambërritshmen, shkruan autori, edhe në kohën tonë gërryen. Mendja e poezisë sheh më larg dhe më përtej. Në një botë dramash të pareshtura, shprehet autori, gjëra të padukshme ma kafshojnë zemrën.
Mirëpo, ndiqëm më thotë poezia. Krahas vuajtjes dhe dhimbjes, Llemadeo ndien të bukurën, të ndjeshmen, sublimen. Jeta është e çuditshme shprehet poeti. Dashuria është e pakufishmja. Lindja e një poezie nuk është pa vuajtje dhe pa dhimbje:

Mobi Casa

Si një pishtar, ky shpirt për ty
do të qëndrojë ndezur nëpër shekuj
ti shkëlqe lartësive, o ylli im…
se unë i yti jam edhe i vdekur… .

Këto dhe 12 mijë vargje të tjera në librin e Lemadeos„Fjalët e shpirtit“ tregojnë fuqinë krijuese, dhe pjekurinë poetike të autorit. I gjithë libri „Fjalët e shpirtit“ të poetit Llemadeo, është lirikë e një jete të rëndë, lirikë e një jete jo dhe aq poetike. Mirëpo, Llemadeo, s´e lë fletën e bardhë vetëm, ai rend në botën e tij, në të pakufishmen e pashkruar;

Ndalem aq herë në pikën askund…
aty ku zanafillën e ka gjithësia
aty ku çdo gjë heshtë për së fundmi…
dhe shuhet pa zë sa herë shtohet largësia… .

Poezia e Llemadeos vazhdimisht pluskon. / Ku je ti o zot / që artin më ke mësuar/ që t´i këndoj të bukurës/ më të ëmblës dashuri/. E thashë që në fillim se kemi të bëjmë me një poet që frymë i jep kohës. Lemadeo nëpër çastet e tij poetike vetvetiu shpërthen; /Alien! O zot i yjeve/ ti eja më pranë/ të shohësh nga afër / shumën e dritës këtej/. Makina e jetës në poezinë e Llemadeos s´ndalon. Gama e poezisë së Llemadeut kap gjerësi, thellësi dhe lartësi nga më njerëzoret. Libri „Fjalët e shpirtit“ është një përmbledhje e 4 qind poezive. Bota poetike e Llemadeos është përplot ngjyra, shije dhe aromë. Mos u habitni, poeti e ndien kur shtohet thellësia, dhe kur shtohet largësia.

Në këto dhe mija vargje të tjera, të „Fjalëve të shpirtit“ poeti shfaqet tamam si një meteor me lirikat e tij të bukura. Një veçanti e mirëfilltë poetike në „Fjalët e shpirtit“, janë poemat, dhimbjet e përgjakura të popullit tonë. As të sotmen e rëndë, as të kaluarën me luftë nuk dua ta dramatizojë. Por ndjeshmëria ime ndaj ngjarjeve të të gjitha kohërave reflekton.
Në poemat „Ilirët “ , „ Unë“, „ Dhimbjet e plagës“, „Krishti para zotit“, „ Psherëtimat e mbrëmjes“, „Skënderbeu“, „ Nënë Tereza“, „ Kështjella“,etj… ndjejmë nga afër, pulsin kumbues të poezisë së Llemadeut. Në humnerat e pafund të kësaj jete, poeti Llemadeo, është marrë vesh me poezinë të mos bjerë pre e të mbjellave në erë. Midis dhimbjes dhe vuajtjes merr frymë poezia, arti më me ngjyra i jetës.
Llemadeo është një i dashuruar i poezisë. Lirikat e „Fjalëve të shpirtit“ të tij, janë një dhuratë e bukur për letërsinë tonë. Gjaku gjuhësor i poezisë te Llemadu është epiko- lirik. Po, po. Poezia e Llemadeut brenda ka ujin e të gjitha burimeve të atdheut tonë. Unë nuk po i shtyjë largësitë, thotë poeti, por, ato po shtyhen vetë. Në frymën time poetike shprehet Llemadeo, unë kapi brendinë e kohës që jetoj, fjalën time herë-herë të përlotur, dhe herë-herë të përgjakur .
Në kraharorin brenda meje, në një pikë të askundshme, aty ku zanafillën e ka fillimi, nis e fryn poezia, muza pa të cilën s´mund të jesh poet. Poezia është shprehje e së bukurës, shprehje e jetës së përditshme, shprehje e frymëzimit artistik të jetës. Bërja poezi, ose këndimi i një peizazhi artistik në asnjë çast nuk bëhet pa dy personazhet e përjetshëm në art, dashurinë dhe dhimbjen. / Hënëz moj, ku më je sonte/, A ma sheh shpirtbukurën time?/ Ah, ma pushto moj lozonjare me ato rreze/ dhe ma puth me përkdhelime…! . Unë kujtoj shprehet poeti Llemadeo, se poezia që e krijoj merr frymë nga të dyja, midis dhimbjes dhe dashurisë, midis dy oqeaneve të pafundme të shpirtit. Lavdi atij që e ndjen dhe e shkruan poezinë! Shëndet autorit, Llemadeo./Rrustem Geci – Dortmund/rajonipress/