ARKATANA

Ferri e terri (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nga Ramadan Mehmeti

FIDANISHTJA

Ishim: unë, ti e zjarri, shoqëruar me ferrin.
Nuk dilnim nga parajsa e humbur, madje një ferr me kohë ishte bërë pjesë e jetës sonë.
Po na lodhte pamja e skalitur në asht, edhe vetmia, e nuk m’u afrove e as munda të të afrohesha, se na digjte akulli i mundimit. Kurse, me librat e bekuar në dorë, vraponim për ta gjetur shtegun e ndonjë vendkalimi.
Vrap e vrap e vrap e më kot vrapi, derisa dita e kishte harruar emrin e vet të vogël.
Ecim e përsëri, në mes një zjarr që në çdo çast mund të na djegë për së gjalli…
Natë e ditë e ditë e natë lutemi me libra në dorë për mëkatet e Havës, përderisa Ademi e zuri mollën e mëkatit në gabzherrin e tij të hollë, për të shpëtuar nga më e keqja, vdekja…
Në fillim ishim unë zjarri dhe ti, e në mes ferri i Dantes…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.