RCCOLA

Familjet e kthyera “dhunshëm” kërkojnë mbështetje konkrete

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ruzhdi Rashiti zyrtar për kthim të qëndrueshëm dhe komunitete në Gjilan tha për rajonipress se në periudhën janar – mars 2013 janë kthyer 30 familje me 89 anëtarë e të cilët kryesisht janë nga shtetet si Zvicra, Franca, Belgjika, Suedia dhe Hungaria. Sipas Rashitit këto familje kryesisht kërkojnë tu ndërtohen shtëpitë dhe më shumë dominojnë kërkesat për pako ushqimore, dru zjarri, asistim komplet, orendi, barna dhe plan biznesi. Rashiti tha se sipas deklarimeve të personave të riatdhesuar pjesa më e madhe e tyre janë kthyer dhunshëm edhe pse ne nuk kemi dëshmi të plota për mënyrën e kthimit të tyre thotë ai.

Ruzhdi Rashiti tha se sipas raportit për periudhën janar – mars 2013 në zyrën komunale për kthim të qëndrueshëm dhe komunitete janë riatdhesuar 30 familje me 89 anëtarë. Këto familje menjëherë kanë bërë kërkesë për t`u asistuar. Nga ky numër 18 janë shqiptarë, 1 serb, 15 rom dhe 1 ashkali . Këto familje kanë kërkuar asistencë për çka edhe kanë bërë kërkesat e tyre ku dominojnë kryesisht kërkesat për pako ushqimore, dru zjarri, asistim komplet, orendi, barna dhe plan biznesi raporton rajonipress.

Sipas raportit këto familje kanë migruar në këto shtete Francë, Suedi, Belgjikë, Zvicër, Luxemburg, Hungari, Holandë, Austri dhe Angli tha Rashiti. Nëse shikohet me përqindje del se më së shumti ka pasur të migruar në Suedi.

Rashiti tha se sipas deklarimeve të personave të riatdhesuar pjesa më e madhe e tyre janë kthyer dhunshëm edhe pse nuk kemi dëshmi të plota për mënyrën e kthimit të tyre , por ne jemi bazuar në deklarimet e tyre. Sipas kërkesave të këtyre familjeve del se lokaliteti ku janë kthyer të riatdhesuarit më shumë i takon pjesës urbane – 30 familje ose 85.7%
Dhe pjesa rurale – 5 familje ose 14.30%

Ruzhdi Rashiti tha se zyra për kthim ka aktivitete të shumta. “Me UNHCR-në dhe me Agjensionin Kosovar për ndërmjetim dhe zhvillim në bashkëpunim me Organizatën gjermane –ASB janë ndihmuar 12 familje rome dhe serbe me ushqim. Në shpërndarjen e këtij ushqimi prioritet kanë qenë familjet me ndonjë anëtar të hendikepuar”, tha Rashiti.

RCCOLA

Sipas tij janë vizituar banoret e një rruge në lagjen e “Avdulla Presheva” të cilët kanë kyçje në rrjetin e ujësjellësit mirëpo nuk kanë ujë të mjaftueshëm dhe në bashkëpunim me Kompaninë e ujësjellësit “Hidromorava” kanë filluar punimet mirëpo ende nuk kanë përfunduar.

Zyra për kthim dhe komunitete po ashtu ka filluar përgatitjen e regjistrit për fëmijët e komunitetit RAE lidhur me përgatitjen e tyre shkollore , moshën, gjendjen sociale.
Me komunitetin rom në lagjen “Gllama” është punuar lidhur me qkyqjen e banorëve nga rrjeti i energjisë elektrike.

Një nga aktivitetet e planifikuara të zyrës për komunitete që do të vazhdoj së zbatuari është që në bashkëpunim me OSBE-në të organizoj një takim me të rinjtë e komunitetit rom që të formohet një OJQ- rome e të rinjve e cila do të merret me aktivitete në arsim , shëndetësi, si dhe aftësimin profesional të tyre.

Personali i ZKKK në kuadër të aktiviteteve të rregullta planifikon dhe zbaton me partneret e tij të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me procesin e kthimit.
“Me UNHCR është punuar në përgatitjen e takimit të grupit punues i cili do të angazhohet në përcaktimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me listën e asistimit” tha Rashiti.

Sipas tij tashmë lista përfundimtare prej 48 familjeve është dërguar në Ministrinë për Kthim dhe Komunitetet të cilët në një të ardhme mund të jetë përfitues të shtëpive të reja ./rajonipresss/