Fundamenti

Haliti viziton vend punishtet e shumta në lokalitet e komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas vizitës së tij nga Zvicra që ka ardhur, sot menjëherë ka dal në teren, për të parë nga afër punimet e ndryshme që po zhvillohen në fshatrat e kësaj komune.

Ai ndër tjerash ka vizituar edhe punimet parapërgatitor në asfaltimin e rrugës Sllatinë e Poshtme- Sllatinë e Epërme.

Përndryshe në vjeshtë të vitit të shkuar është bërë asfaltimi i rrugës nga qyteti i Vitisë deri në Sllatinë, projekt ky që ishte mirëpritur nga banorët e kësaj zone pasi që shkurton rrugën, krijojnë alternativ të rrugëtimit si dhe qasjen më të lehtë të fermerëve në parcelat e tyre.

Gjithashtu ai vizitoi edhe fshatin Drobesh, ku po zhvillohen punimet në rregullimin e fushës sportive, shtegut të atletikes dhe fushës së tenisit.

GRANDEMALL

Ai po ashtu në këtë lokalitet vizitoi edhe punimet në shndërrimin e shkollës së vjetër në çerdhe publike.

Me këtë komuna e Vitisë, po bëhet me tri çerdhe publike, pas asaj në qytetin e Vitisë dhe Pozheranit.

Ndërkaq në qytet ai pa nga afër punimet në kompletimin e sheshit “Micheline Calmy-Rey”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.